Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Hysaj: Si e refuzova Juventusin

U dëmtua në gju: Me Norvegjinë ndikoi lodhja, por mos e bëni dramë

- OLSI TUJANI

Një dëmtim gjatë ndeshjes me Norvegjinë ka vënë në alarm Napolin. Elseid Hysaj doli nga fusha e lojës për një shqetësim në gju dhe mediat përtej Adriatikut aludojnë se ndeshja me Sasuolon mund të jetë në dyshim për mbrojtësin e djathtë të "axurrëve". Megjithatë, Elseid Hysaj, në zonën miks të stadiumit "Elbasan Arena", është përgjigjur në lidhje me zërat e merkatos dhe ka zbuluar një prapaskenë mes tij dhe Juventusit. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", mbrojtësi i Kombëtares ka treguar rreth interesimi­t të bardhezinj­ve gjatë verës dhe përgjigjen që ai dhe menaxheri Mario Xhiufredi i kanë dhënë "Zonjës së Vjetër".

Si e vlerësoni paraqitjen e Shqipërisë në këtë ndeshje miqësore?

Unë besoj se ndeshja shkoi mirë taktikisht pjesën e parë.

Por, u mundëm dhe nuk rrezikuam asnjëherë portën e tyre…

Thjesht ishte lodhja fizike që na bëri ta humbisnim këtë përballje me Norvegjinë.

A fitoi diçka Kombëtarja në këtë përballje, përveç paraqitjes dhe rezultatit?

Besoj që po. E përsëris, në aspektin taktik ishim shumë mirë. Nuk kishim rrezik goli, por të mos harrojmë që Norvegjia është skuadër e mirë dhe ndeshjen e kaluar

fitoi 4- 1. Në gjykimin tim, jemi mirë dhe po përgatitem­i si duhet për të qenë gati për takimet zyrtare.

Çfarë dëmtimi pësuat në fushë?

Unë shpresoj që të mos jetë asgjë serioze, por mbetet për t'u parë kur të jem në

Napoli dhe të kryej testet e nevojshme. Pësova një dëmtim në gju dhe të shohim si do të jem.

Në bazë të rregullit të Panuçit, shiriti është bërë çështje. Si e ndjeni veten në këtë situatë?

Panuçi është trajneri dhe ai do të vendosë. Unë jam thjesht një punëtor i tij që do të punoj për të.

Në mediat italiane është thënë që Bajerni ka bërë gati pagesën prej 50 milionë eurosh për ju…

Në fakt, se di. Shpresojmë… Por, unë tani

për tani ndihem shumë mirë te Napoli dhe do të vazhdoj të luaj për të dhe besoj që do të kemi një kampionat të bukur e të vazhdojmë mirë.

Thatë "shpresojmë". Për Bajernin apo?

Për Napolin (qesh…).

U referohem sërish mediave italiane, të cilat kanë publikuar një informacio­n se Hysaj dhe menaxheri i tij kanë refuzuar Juven në verë. Është i vërtetë?

Mund të jetë edhe i vërtetë sepse ishte një ofertë... Është e vërtetë që pak nga ana ime dhe pak nga ana e menaxherit tim, e kemi anuluar këtë gjë.

Pse e morët këtë vendim?

Sepse unë besoj te Napoli dhe besoj në fitoren e asaj skuadre dhe për atë qytet që e meriton diçka të tillë.

Së fundmi, presidenti De Laurentis ka bërë gati një rinovim kontrate për ju?

Lojtarët e Kosovës duke festuar një prej golave

Jeni gati të shtyni qëndrimin në Napoli deri në 2023?

Kur të jem në Itali, do të flasim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi kur isha në Kombëtare nuk kam folur me askënd dhe nuk di për çfarë bëhet fjalë.

Si është Hysaj në luftë për titullin kampion në Serinë A?

Shumë bukur dhe shpresoj që të vazhdoj kështu edhe për të gjitha vitet në vijim.

A ka diçka, të cilën Hysaj e ka si qëllim për ta arritur?

Sigurisht që ka shumë gjëra për të arritur dhe ka gjithmonë gjëra që duhet t'i përmirësoj më shumë.

Disa sezone në Serinë A, kush është sulmuesi më i vështirë për ta ndalur?

Lojtarët e Napolit! Sulmuesit e skuadrës, Mertens, Insinje dhe Kajehon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania