Panorama Sport (Albania)

Brazili mund Gjermaninë, Trapi i jep një dorë

“Pancerat” nuk mbajnë dot ritmin e Sambës braziliane

-

Në një stadium të mbushur plot, Gjermania dhe Brazili u ndeshën për herë të parë pas gjysmëfina­les në Botërorin 2014 ku gjermanët fituan me rezultatin 1-7. Brazili fitoi me rezultatin minimal 0-1, me golin e shënuar nga Gabriel Zhesus në pjesën e parë pas një goditjeje me kokë.

Pjesa e parë - Pjesa e parë nisi mirë për gjermanët që kishin një kontroll të mirë loje. Brazili u mundua të rrezikonte me anë të kundërsulm­it, një herë me Kutinjon dhe më pas me Villiams që depërtuan rrezikshëm në zonën gjermane. Mario Gomez nuk ishte në asnjë moment i rrezikshëm dhe në disa raste u zu në pozicion jashtë loje nga dyshja Miranda- Silva, të cilët e markuan mirë sulmuesin. Sane në krahun e majtë dhe Draksler në qendër u munduan të depërtonin në zonën e brazilianë­ve por pa qenë të rrezikshëm për portierin Alison. Rasti më i pastër ishte ai i minutës së 36-të ku Gabriel Zhesus i nisur në një pozicion të dyshimtë jashtë loje, del i vetëm përballë Trapit dhe godet në mënyrë të gabuar. Vetëm një minutë më vonë është përsëri Zhesues, që pas një krosimi nga Villiams, godet bukur me kokë dhe topi nuk arrin të kontrolloh­et siç duhet nga portieri gjerman dhe përfundon në rrjetë, 0-1 dhe kështu përfundon pjesa e parë. Brazilianë­t bëjnë të heshtë "Olympiasta­dion". Pjesa e dytë - Në pjesën e dytë është përsëri skuadra braziliane që shfaqet e rrezikshme, me Jesus dhe Kutinjon që nuk arritën të dyfishonin rezultatin. Lëvi kërkon të freskojë skuadrën dhe fut në lojë Brand, Shtindël dhe Vagnerin. Tite zëvendëson Kutinjon me Daglas Kostën, që në minutën e 79-të sprinton fuqishëm nga krahu i djathtë, por në momentin që hyn në zonë, bllokohet nga

Syle. Në të 82-tën, Lëv fut në lojë dhe Vernerin për Gyndoganin që nuk u paraqit në pritshmëri­të e tij. Skuadra e Lëvit rriti presionin ndaj kundërshta­rit, por nuk arriti të shënojë golin e barazimit. Pas 3 minutave shtesë, rezultati mbetet ai i pjesës së parë.

Brazili mposht Gjermaninë në Berlin dhe "hakmerret" për ndeshjen e humbur ndaj tyre në përballjen e fundit. Skuadra e Lëv mori vetëm 1 barazim në ndeshjen ndaj Spanjës dhe 1 humbje ndaj Brazilit. Skuadra dhe pse luajti vetëm një miqësore, nuk ishte në nivelin

e pritur nga tifozët. Lëv ka akoma punë për të bërë, por koha nuk pret dhe skuadra duhet të jetë gati në më shumë se 2 muaj. Me rikthimin e Nojerit dhe Mylerit që nuk luajtën dje, ai shpreson në një Gjermani ndryshe nga seç u pa në këto dy ndeshjet e fundit.

 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania