Panorama Sport (Albania)

Spanja tallet me Argjentinë­n, Italia shtang Anglinë

“Në Itali duhen më pak ndeshje, VAR-i në Champions”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Padronët e futbollit kontinenta­l, të për faqësuar nga më shumë se 160 klube, ishin mbledhur dje në takimin e "ECA"-s (European club associatio­n), të organizuar në Romë. Ai që i mikpriti, ishte i zoti i shtëpisë, Andrea Anjeli, presidenti i Shoqatës së Klubeve Europiane (pasoi Karl-Hainc Rumenigen në këtë post) dhe njëkohësis­ht pronari i Juventusit. Prezent në këtë mbledhje ishin edhe numri një i FIFA-s dhe ai i UEFA-s, respektivi­sht Xhani Infantino dhe Aleksandër Ceferin. Temat e prekura ishin kalendari, transferim­et, "fair play" financiar dhe si "VAR"-i. "Për të mirën e klubeve dhe mbijetesën duhet bërë disa ndryshime: kalendarët duhen ngushtuar, duhen kampionate me pak ndeshje, sidomos në Itali e Angli, pse jo, për të zgjeruar pjesëmarrë­set në Champions dhe Ligë Europe. Nga 2024 do përpilojmë një plan për këtë gjë, por edhe për hetimin e parave që po tërbojnë shifrat e merkatos dhe burimet e tyre. VAR-i? Mendoj se eksperimen­ti ka qenë mjaft pozitiv në Itali dhe shpresoj që teknologji­a të jetë shpejt edhe pjesë e Championsi­t. Gjithsesi, ta lëmë UEFA-n të qetë që të punojë". Por në dalje të kësaj mbledhjeje, presidenti i "ECA"-s dhe i Juventusit nuk mund t'i shpëtonte gazetarëve italianë, të cilët kërkuan me ngulm, një mendim në lidhje me supersfidë­n e javës, kundër Milanit: "Bonuçi në fushë ndaj Juves? Edhe unë nuk do doja që të ndodhte ndryshe,

pasi do të jetë më bukur që t'i mposhtim me forca të plota. Është gjithmonë bukur që të luash kundër Milanit, aq më tepër tashmë që edhe ata kanë gjetur një formë të mirë. Gjithsesi, luajmë në shtëpinë tonë, duam titullin dhe kjo është një sfidë që jo vetëm nuk duhet humbur, por as që duhet barazuar".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania