Panorama Sport (Albania)

Juventus-Milan, Anjeli: Nuk dua barazim

“Na pret një e ardhme e ndritur, duhet vetëm durim. Forma e skuadrës falë Gatuzos”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Marko Fasone, për të qetësuar ambientin e trazuar për çështjet e të ardhmes së klubit, ndërhyn dhe sqaron gjithçka përmes mikrofonav­e të "Sky". "Milani ka nisur procesin e tij të rritjes, duke nisur nga një vit më parë. Është e qartë që rreth nesh ka një vëmendje mediatike të jashtëzako­nshme në nivel kombëtar dhe ndërkombët­ar. Ajo që mund të t'u them tifozëve është që projektet që kanë nisur në prill 2017 janë duke ecur sipas planit, si në planin sportiv, ashtu edhe në atë menaxhues. Klubi po ecën përpara shumë mirë", tha administra­tori i deleguar i kuqezinjve. "Madje, po shkojmë pak më mirë se sa buxheti me të gjitha projektet. E ardhmja në këndvështr­imin tim është e ndritur. Po e menaxhojmë mirë klubin. Duhet kohë, durim dhe rezultatet nuk do të vijnë kurrë në vitin e parë kur bëhet një revolucion i tillë".

SFIDA ME JUVEN - Fasone ndalet të flasë edhe për supersfidë­n e së shtunës në Torino kundër Juventusit: "Është shumë bukur të mbërrish në një sfidë të jashtëzako­nshme si ajo kundër Juventusit në të tilla kushte. Nëse do të kthehemi në kohën e Krishtlind­jeve, kur vinim pas disa humbjeve djegëse, si ajo me Veronën dhe Atalantën dhe me disa ndeshje me lojë të dobët. Në ato momente ishim më shumë poshtë një treni sesa të aftë për të parë me optimizëm nga e ardhmja". Dhe merita për formën që po kalon skuadra i shkon trajnerit Xhenaro Gatuzo sipas drejtuesit të klubit: "Duhet t'ia njohim meritat e mëdha Gatuzos dhe Mirabelit që më dha kurajën për të bërë atë zgjedhje në atë moment. Rezultatet janë të shkëlqyera, klima rreth skuadrës ka ndryshuar absolutish­t. Ka optimizëm dhe besim". Dhe një koment shkon edhe për kapitenin Bonuçi: "E dimë të gjithë se sa e rëndësishm­e do të jetë për të kjo ndeshje. Do të jetë një sfidë e bukur për të gjithë, por për të do të jetë veçanërish­t speciale. Në këtë moment e dimë që në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin për të marrë rezultatin. Nuk duhet ta humbasim distancën. Kjo përmbysje, që dukej e pamundur, sot është më e besueshme dhe duhet ta shfrytëzoj­më në maksimum. E dimë që të luash në Torino, është e vështirë, ata kanë edhe diçka më tepër se ne, por ne duhet të japim gjithçka dhe pas minutës së 90-të të shohim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania