Panorama Sport (Albania)

Shpresat për turp, leksione futbolli nga Kosova

Muqiri dhe Paqarada vulosin triumfin me Burkina Fason

-

Tri ndeshjet e fundit, tri fitore. Kosova është në rrugën e mbarë të konsolidim­it të grupit dhe të nisjes së një kapitulli të ri në historinë e përfaqësue­ses. Ditën e djeshme, ekipi i drejtuar nga Shalond arriti fitore 2- 0 në miqësore ndaj Burkina Fasos, të dytën në pak ditë. Pak ditë më parë, ekipi përfaqësue­s kosovar fitoi edhe ndaj Madagaskar­it. Një rezultat historik për këtë ekip dhe mbi të gjitha për trajnerin Shalond. Më parë, Kosova nuk kishte arritur kurrë 3 fitore radhazi (2 prej të cilave me

njërin trajner, i cili ka marrë përgjigje pozitive nga lojtarët që ka aktivizuar dhe ka analizuar se cilët do të bëjnë pjesë në ekipin e së ardhmes. Ndeshja që u zhvillua në Paris u fitua nga ekipi shqiptar falë golave të Muriqit dhe Paqaradës në pjesën e dytë.

NDESHJA- Shalond kishte konfirmuar disa nga lojtarët që luajtën në miqësoren me Madagaskar­in, ndërsa kishte hedhur në fushë edhe të tjerë për t'u dhënë mundësinë të gjithëve për të treguar vlerat e tyre. Talenti Zhegrova ishte sërish titullar (lojtari u bë protagonis­t edhe jashtë fushës së lojës pasi fillimisht zgjodhi të luante me Shqipërinë dhe në fund pranoi Kosovën), ndërsa në majën e sulmit luante Muriqi. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura dhe me raste për të dyja skuadrat. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-t nga sulmuesi Muriqi. Burkina Faso mbeti me dhjetë lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq. Ekipi i Shalond nuk hoqi dorë nga sulmet e njëpasnjës­hme, të cilat morën frytet në minutat e fundit.

Paqarada shënoi golin e dytë duke i dhënë fitoren e tretë radhazi Kosovës. Këto janë ndeshje të mira për Kosovën para se të fillojë ndeshjet zyrtare në Ligën e Kombeve ku gjendet në të njëjtën ligë me Azerbajxha­nin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania