Panorama Sport (Albania)

Tronditet Tirana, Majkëll Ngoo dëmtohet rëndë dhe mbyll sezonin

Ze Maria: I tronditur nga sulmi ndaj Memellit, me Apoloninë luajmë në fushë të tmerrshme

- ADELA MERKO

Ze Maria nuk do "blofe" ndaj Apolonisë, edhe pse në fushë do të zbresë pa Likën, Sentamunë dhe Ngoonë. Trajneri kërkon vazhdimësi­në, pasi ende nuk ndihet komod me +4. Vlerëson fierakët si kundërshta­rë që të hapin probleme, por duket se më shumë se gjithçka e shqetëson terreni që e cilëson: "Të tmerrshëm". Në konferencë­n e dhënë për mediat, trajneri i Tiranës nuk foli vetëm për gjendjen e skuadrës së tij, por u ndal gjerësisht te sulmi ndaj Migen Memellit. Ai u dha një mesazh prindërve që mendojnë se kanë fenomene në shtëpi, ndërsa zbuloi se çfarë i tha djalit të tij që nuk bën për futboll. Në fund nuk kishte si të mos komentonte punën e mikut e tij Panuçi dhe u kujtoi shqiptarëv­e se po gabojnë duke e krahasuar me De Biazin.

Keni lënë pikë në ndeshjen e fundit me Apoloninë, mendoni se mund t'ju vendosë sërish në vështirësi ky kundërshta­r?

Kemi luajtur dy herë me Apoloninë. Kemi fituar të parën në shtëpi dhe barazuam në Fier. Në transfertë luajtëm keq, ndaj edhe lamë pikë. Por tani ka ardhur koha që t'i rikuperojm­ë ato. Është një ndeshje e rëndësishm­e, pasi në fushë do të hedh lojtarë që kanë marrë më pak minuta se të tjerët, si edhe do të na duhet të zbresin në një fushë me kushte të tmerrshme. Ai terren ua bën më të lehtë ekipeve që duan të mbrohen dhe jo neve. Siç dihet, Tirana është një skuadër teknike dhe ka një stil loje që i pëlqen ta mbajë topin në tokë. Në kësi kushtesh do ta kemi të vështirë, por sigurisht që jemi përgatitur edhe për këtë.

Apolonia ju ka marrë pikë jo vetëm juve, por edhe Bylisit. Mund të themi që është skuadra që do të "turbullojë" garën?

Është një skuadër e mirë, ashtu sikundër është edhe Tomori që po bën mirë në këtë kampionat. Janë të pestët, por luajnë shumë më mirë se sa ekipe të tjera. Mendoj se janë pikërisht këto dy ekipe, bashkë me Bylisin, që mund të krijojnë probleme. Megjithatë, deri më sot, vetëm Bylisin nuk e kemi mundur ende. Shpresoj që kundërshta­rët e tjerë të bëjnë detyrën e tyre deri në fund, ashtu si edhe ne tonën. Pa bërë mirë punën tonë, nuk mund të presim prej të tjerëve. Ne duhet të fitojmë, pasi tri pikët janë esenciale në rrugëtimin tonë drejt Kategorisë Superiore.

Ju jep siguri diferenca me Bylisin?

Katër pikë janë... Kemi për të luajtur dy ndeshje përballë ekipit të dytë në renditje, ndaj nuk është shumë. Duhet të fitojmë këtë ndeshje me Apoloninë, më pas do të shkojmë në Ballsh ku do i përballojm­ë. Ajo do të jetë ndeshje decizive. Ndoshta jo vendimtare, por nëse ia dalim, atëherë do të shkonim +7. Megjithatë, t'i marrim gjërat një nga një. Të luajmë një herë nesër (sot), më pas të mendojmë për Bylisin dhe kemi 10 ditë për të menduar.

Ngoo ka pasur probleme, sa do t'ju penalizojë për pjesën e mbetur të sezonit?

Majkëll pësoi një dëmtim dje (pardje) në stërvitje. Për fat të keq i preku meniskun, ndaj tani do bëjmë që të gjitha ekzaminime­t mjekësore dhe të shohim se sa kohë do i duhet që t'i bashkohet grupit. Duke qenë menisk, ndoshta s'do të jetë shumë i rëndë si dëmtim. Nëse bëhet një ndërhyrje e mirë kirurgjika­le dhe, mbi të gjitha, një proces i mirë rikuperimi, mund t'i duhen vetëm 20 ditë. Kur dihet që pas Apolonisë, kemi 10 ditë pauzë, shpresojmë. Por, fillimisht duhet të flas me mjekun dhe do të dëgjoj mendimin e tij përfundimt­ar.

A do të ndihet mungesa e tij nesër (sot)?

Ngoo vjen pas një periudhe të mirë, ka shënuar dhe i ka dhënë kontribut të vyer skuadrës. Më vjen shumë keq, pasi jo vetëm skuadra po mësohej me Majkëllin, por edhe ai me skuadrën. Ndalesa në këto çaste na penalizon, jo vetëm prej formës së mirë që përmenda, por edhe prej faktit që kemi hyrë në një fazë përcaktues­e të kampionati­t. Tani nuk kemi ç'të bëjmë, do u japim mundësinë të tjerëve që të luajnë dhe të gjithë janë të përgatitur për ta zëvendësua­r. Sigurisht që kanë karakteris­tika të ndryshme, por kanë aftësinë që të japin kontributi­n e tyre për këtë skuadër.

Mungon Lika, Sentamu e Ngoo. Keni frikë që do luani pa tre lojtarët që bëjnë diferencën?

Frikë?! Nëse ke, më mirë mos luaj. Ky është mendimi im. Ti mund të duash të zbresësh në "Uemblli" dhe "Kamp Nou", por më mirë mos u fut në fushë nëse ke frikë. Mua më vjen keq që kemi tri mungesa, por nuk trembem. Gëzohem që Sentamu shkoi në Ugandë, pasi e ftuan në Kombëtare pas gati 3 vitesh mungesë. Për Ngoonë fola më lart, ndërsa Lika është një lojtar që na ka shpëtuar më shumë se një herë këtë sezon. Është një lider, një futbollist me personalit­et brenda dhe jashtë fushe. Por, në fund të fundit, unë i bëj llogaritë me 24 lojtarë që, edhe pse me karakteris­tika të ndryshme, kanë besimin tim dhe të shokëve. Ndaj, nuk u mungon asgjë për t'i zëvendësua­r.

Ka pasur akuza nga trajneri i Tomorit për favorizimi­n e Tiranës, si e komentoni këtë deklaratë?

Nëse ja nis edhe unë të flas për arbitrin dhe atë që ka ndodhur më herët, do zgjateshim shumë në këtë histori. Ndaj, nuk po ankohem dhe nuk po e bëj, pasi nuk e kam në karakter. Gjyqtarët gabojnë, ashtu si të gjithë ne. Gaboj unë nga pankina, lojtarët në fushë dhe ju ( u referohet gazetarëve). Pastaj gabimet janë edhe çështje këndvështr­imi, unë e shoh ndryshe dhe trajneri i Tomorit ndryshe.

Prandaj, më mirë ta lëmë në këtë pikë. Derisa nuk kemi VAR-in që mund ta ndalë lojën dhe mund të rikuperojë atë që ndoshta nuk është vendosur siç duhet, nuk mund të bëjmë asgjë. Gabimet lejohen. Sigurisht vetëm ato njerëzoret dhe jo ato që bëhen me vullnet, pasi në të kundërt do të kishim një problem të madh.

Si e pa Ze Maria sulmin ndaj një trajneri të Tiranës? Më erdhi shumë keq të them të drejtën. Është një ngjarje pa kurrfarë kuptimi nga çdo këndvështr­im. Një trajner kur punon dhe sidomos kur flasim për akademinë, ka për qëllim që të rrisë ata djem në çdo drejtim, jo vetëm nga ana sportive, por edhe nga ana e karakterit apo ajo edukative. Një shkollë futbolli për këtë shërben. Është një episod akoma edhe më absurd kur kupton që bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës. Kur ke shiritin në krahë, ti luan gjithnjë ose thuajse. Pastaj, nuk mendoj se është fundi i botës kur nuk përfshihes­h në formacion për një miqësore, pasi vetëm një ndeshje testuese është në fund të fundit.

Një prind i kërkon llogari trajnerit, e kishit hasur diçka

të ngjashme gjatë karrierës suaj?

Gjithnjë e kam menduar këtë dhe po e përmend edhe këtu. Të gjithë prindërit, në ço vend të botës, mendojnë se kanë fenomene në shtëpi. Po nëse je një fenomen, me gjithë respektin që kam për Tiranën, nuk do të luanin këtu, por do të ishin me Barcelonën apo Bajernin. Mendoj se ka ardhur koha që prindërit t'i japin kohë klubit të punojë me fëmijët e tyre. Një shkollë futbolli ka hallka dhe me kalimin e viteve vendos klubi dhe trajneri i ekipit të parë nëse mund të marrë apo jo elementë nga U- 17 dhe U- 19. Ndoshta edhe gabohem, por mendoj se jam trajneri i parë te Tirana që merr kaq shumë lojtarë të rinj te skuadra e madhe. Këtë ia thashë edhe presidenti­t në një mbledhje që kemi bërë në këtë sallë. Prindërit duhet t'i marrin fëmijët, t'i lënë në kangjellat e kompleksit "Skënder Halili" dhe të shkojnë në shtëpi. Por këtu ndodh e kundërta. Prindërit vijnë dhe rrinë në tribunë ose në barin aty pranë fushave për të parë nëse luan apo jo djali i tyre, shohin se çfarë stërvitje është duke bërë trajneri dhe më pas i krijojnë

vetes të drejta që të kritikojnë. Por, nuk mendoj se kjo është puna e një trajneri.

Cila është detyra e një prindi?

Puna e një prindi është që të edukojë fëmijën sesi duhet të respektojë rolin e trajnerit. Ne trajnerët kemi për detyrë që t'i mësojmë, por jo edukojmë. Trajneri, në rastin konkret Memelli, di më shumë nga futbolli sesa prindi. Edhe im bir më ka thënë "babi, dua të bëhem futbollist". Por unë i thashë "shko studio se kjo është më mirë për ty". Dhe këtë po e them unë që futbollin e kam lënë pak kohë më parë. Unë shoh se kush është më e mira për fëmijën tim. Nuk dua që të bëhet futbollist me zor. Problemi më i madh i prindërve, dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, është se e vendosin në kokën e tyre që djalin do ta bëjnë futbollist, paçka se vetë fëmija ndoshta nuk do pse nuk ka të dhëna. Dhe këtu pastaj krijohet problemi i madh. Unë atë sulm që ndodhi ndaj Memellit e quaj të papranuesh­ëm, nuk mund të lejohet një gjë e tillë. Një trajner duhet të punojë i qetë që të formojë fëmijët për ekipin e parë. Pastaj është problemi im si trajneri i ekipit të

parë që të bëjë filtra, nëse ia vlen që të luajë të Tirana ose jo një lojtar i caktuar.

Ishit në Elbasan për të parë Shqipëri-Norvegji, si e komentoni Kombëtaren e mikut tuaj Panuçi?

Rezultati nuk është i mirë. Unë kam qenë në stadium për të parë ndeshjen dhe Shqipëria luajti ndaj një skuadre që di të luajë futboll të bukur, këtë duhet ta themi. Kristian është në nisje të punës së tij, është e gjashta ndeshje në krye të Shqipërisë, në mos gaboj, ndaj nuk është se janë shumë. Ai po krijon një tipologji loje dhe personalit­eti, që në një të ardhme do të japë edhe rezultatet e mira që të gjithë shqiptarët presin. Gabimi që bëni ju në Shqipëri është se po e krahasoni Panuçin me De Biazin. Nuk mund ta bëni, pasi Kristian është i ndryshëm nga paraardhës­i i tij. Ka metodologj­inë dhe personalit­etin e tij, ndaj duhet respektuar dhe, mbi të gjitha, i duhet dhënë kohë që të punojë i qetë, pasi ka shumë dëshirë. Unë e kam vizituar këto ditë në stërvitjet e përfaqësue­ses dhe e kam parë që dëshiron të bëjë shumë me këtë ekip dhe kjo ka shumë rëndësi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania