Panorama Sport (Albania)

Radas bën ironi: Titullin e festojmë kundër Kukësit

“Vllaznia t’i harrojë dhuratat, por kampionë duam të shpallemi në... Kukës”

- LLAZI SARO

Skënderbeu është duke pritur të luajë ndeshjen e fundit të fazës së tretë, por thuajse të gjithë presin zyrtarizim­in e titullit kampion edhe matematiki­sht, që do të rikthehej në Korçë pas një sezoni mungesë. Kjo është gjëja më e rëndësishm­e për mbrojtësin kroat Marko Radas, i cili në një intervistë të dhënë për Panorama Sport bën me dije se kjo ka qenë dëshira e kroatit që në atë takim të humbur para një viti në Kukës dhe, si për ironi të fatit, mund të fitohet pikërisht në përballjen direkte ndaj kampionëve në fuqi.

Radas, faza e tretë mbyllet në Shkodër. Sa e vështirë do të jetë përballë Vllaznisë?

Mund të them se, në të tilla kushte, do të jetë një ndeshje e fortë. Jo vetëm se Vllaznia ka një ekip me lojtarë mjaft cilësorë dhe me eksperienc­ë në kampionati­n shqiptar, por më së shumti për atë se pozicioni në renditje nuk është i qetë për ta. E dimë shumë mirë se ekipe që janë në të tilla pozita luajnë çdo ndeshje sikur të jetë finale dhe jam i bindur që na pret një ndeshje e vështirë në Shkodër.

Vllaznia dhe Teuta për mbijetesë. A ju vjen keq që pas Tiranës mund të largohet një tjetër ekip me traditë nga Superiorja?

Sigurisht që të vjen keq. Si Vllaznia ashtu edhe Teuta nuk e meritojnë një pozicion të tillë dhe aq më tepër të diskutojnë se kush do të largohet. Por kampionati i tillë është dhe, në fund të fundit, dikush duhet të bjerë dhe dikush duhet të ngjitet.

Flitet shumë këto javë, madje shumë ekipe i kanë sytë dhe shpresën te ju?

Ndërsa ne i kemi sytë vetëm te titulli. Nuk besoj se ka ende ekipe që shpresojnë që ne të tolerojmë, pasi nuk e kemi bërë deri tani me askënd dhe nuk do ta bëjmë deri në fund. Mendojmë vetëm për rrugën tonë dhe për titullin kampion që do të rikthehet sërish në Korçë dhe kjo po që është për t'u diskutuar.

15 pikë para në 10 javë kampionat janë të menaxhuesh­me?

Ne kemi ditur të menaxhojmë edhe diferenca më të vogla e jo më tani që jemi 15 pikë para kundërshta­rit më të afërt. Besoj se nuk ka më vend për diskutime dhe çdokush është dorëzuar tashmë, pasi e pranuan që Skënderbeu këtë vit nuk ka rivalë. Këtë e kam thënë edhe më parë, kur diferenca ishte 8 pikë dhe e ripërsëris tani. Pra, na ka dhënë të drejtë ky sezon.

Si e komentoni mundësinë për të fituar titullin kundër Kukësit?

Do të ishte vërtet diçka speciale për ne. Në fund të fundit heqim atë merak që kishim nga viti i kaluar. Tregojmë se kush është ekipi më i mirë dhe kush e fiton titullin. Personalis­ht, më pëlqen që të ndodhë kështu, megjithëse kam frikë se do të mbyllet më shpejt.

Ndërkohë që titulli është drejt Korçës, Kupa mbetet "molla e ndaluar..."

Këtë vit besoj se do të jetë ndryshe. Nuk ma merr mendja se do të gabojmë, sidomos këtë vit që jemi në maksimumin e forcës sonë dhe ekipi më i mirë absolut në kampionat me diferenca të dukshme nga të tjerët. Duhet vetëm përqendrim dhe gjithçka arrihet. Kam përshtypje­n se sivjet sezoni do të mbyllet me dy trofe.

Po nga UEFA prisni lajme të mira?

Unë kam folur edhe në të kaluarën. Për mua ekipi është i pastër dhe kjo nuk ka dyshim. Nuk mund të dënohesh për lëvizje koeficient­esh që nuk vërtetohen se nga kush janë shkaktuar dhe nga kush janë luajtur ato baste që pretendohe­t. Për këtë dhe shumë pika të tjera, mendoj se klubi do të bëjë mbrojtjen më të mirë të mundshme. Pra, besoni te pafajësia? Unë nuk besoj, jam i sigurt, pasi jemi të pafajshëm. Në fund do të shohim të gjithë se është kështu siç kemi kohë që e themi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania