Panorama Sport (Albania)

Partizani bind Dalipin: Të dënuar për fitore

Çani, Telushi e Fejzullahu ia bëjnë të vështirë përzgjedhj­en

- ILIR CARA

Trajneri Klevis Dalipi në përgjithës­i ka mbetur i kënaqur nga reagimi i skuadrës në miqësoren e fundit ndaj Partizanit B. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" pas testit brenda familjes, Dalipi pohoi se mori mesazhe pozitive nga lojtarët e rikthyer nga dëmtimet e gjata, por edhe nga ata që kanë pasur pak minuta në dispozicio­n. Gjithsesi, ai pret më shumë dhe shprehu kërkesat e veta për lojtarët që përgatit çdo ditë. Për momentin, fokusi i "demave" është te derbi me Kamzën, të cilin Dalipi e shikon të vështirë. Sipas tij, Partizani është i dënuar për të fituar në këtë sfidë dhe javët në vijim.

Dalipi, sa e rëndësishm­e ishte për ju miqësorja me Partizanin B?

Ky takim kishte rëndësi për ne, pasi vinim pas tri ditësh përgatitje me ngarkesë maksimale. Ndaj, insistova shumë në fillim te lojtarët që e nisën ndeshjen, pikërisht tek ata që duan të marrin më shumë minuta në fushë. Në përgjithës­i jam i kënaqur edhe nga ata sepse në një skuadër të gjithë jemi njësoj. Nuk ka skuadër të parë dhe të dytë. Kjo më vë në vështirësi për zgjedhjen e for-

macionit, por më jep shumë mundësi të mira për të ardhmen e skuadrës.

Çfarë vlerësimi nxorët për lojtarët që vijnë nga dëmtimet e gjata, të cilët u aktivizuan në këtë takim?

Fejzullahu, Telushi, Çani, por edhe Abdurrahim­i e Sulejmani, që kanë luajtur më pak, dhanë shenja shumë pozitive. Por kemi edhe disa ditë kohë që të punojmë më shumë dhe të përmirësoj­më disa gjëra të vogla deri para ndeshjes së radhës.

Fejzullahu do të afrohet tek ekipi i parë apo i mbeteni qëndrimit se ai ka nevojë të marrë pak ngarkesë tek ekipi B?

Ishte ndeshja e parë për Fejzullahu­n pas kaq muajsh, të cilën e luajti të plotë. Duke qenë e tillë, kam marrë mesazhe pozitive, ndonëse ka akoma shumë punë për të bërë. Mendoj se i duhet të zhvillojë edhe një ndeshje të tillë, si kjo me Partizanin B, që të marrim garanci të plotë nga ai.

Çfarë kërkoni në këtë moment nga ekipi?

Ajo që kërkoj nga skuadra është se, në përbërje të 22 lojtarëve, koncepti të jetë i njëjtë. Pra, nuk duhet të ndryshojë një njëmbëdhje­tëshe nga një tjetër. Ndaj, si ata që luajtën në pjesën e parë dhe ata që u aktivizuan në të dytën, duhet të kenë të gjithë të njëjtin mendim për objektivat që kemi vënë si staf dhe asaj që i takon pjesës së lojës. Vetëm kështu mund të arrijmë suksesin, duke pasur harmoni, disiplinë dhe grup të bashkuar.

Ju vjen keq që ndërprerja e kampionati­t erdhi në momentin më të mirë të skuadrës suaj, pas 2 fitoreve dhe një barazimi?

Sigurisht që po ecnim shumë mirë, por duke ditur se kishim edhe disa lojtarë të dëmtuar, them se ndërprerja bëri të mundur që këta të kenë më shumë kohë që të rikuperohe­n. Pra, kjo periudhë na shërbeu që Fejzullahu e Telushi të jenë më të gatshëm, por edhe ata që kanë pasur më pak minuta, patën mundësi të përgatiten më mirë dhe të jenë më në formë dhe në qendër të vëmendjes. Nga kjo miqësore me Partizanin B mora më shumë mendime pozitive nga ata.

Sa të rëndësishm­e janë 3 transferta­t e radhës për objektivin europian?

Sigurisht që na pret një kalendar i vështirë, por si fillim e nisim me Kamzën, një sfidë delikate për ne. Pres një ndeshje të fortë, sa u përket dyluftimev­e, pasi edhe Kamza i ka jetike pikët. Gjithsesi, ne jemi të dënuar që të futemi në fushë vetëm për fitore në këtë takim dhe në ato që na presin më pas. E dimë vështirësi­në e ndeshjes, ndaj do të përgatitem­i shumë dhe do të bëjmë maksimumin që në fund të marrim atë që kërkojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania