Panorama Sport (Albania)

Shfryn Panuçi: Mavraj dhe Ajeti jashtë formës

“Po xhironim në vend, Edon Zhegrovës i pagova darkën”

- OLSI TUJANI

Edhe pse e thekson se ka qenë miqësore dhe u jep të drejtë zgjedhjeve që ka bërë të hënën në "Elbasan Are na", trajneri i Kombëtares është shfaqur jo pak i shqetësuar në konferencë­n përmbyllës­e për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit paraditen e djeshme. Kristian Panuçi nuk ka kursyer askënd… Mavraj, Ajeti e Sadiku kanë qenë në qendër të kritikave të trajnerit, i cili ia atribuon formën jo të mirë të tyre mungesës së minutave dhe situatës me klubet e tyre respektive së fundmi. Tekniku i Kombëtares deklaron se disa prej të rinjve e kaluan provën, duke theksuar përshtypje­t pozitive nga Bare e Ramadani apo edhe Lika, porse Qaka duket që është pushtuar nga emocionet. Pranon që mund të kishte shfrytëzua­r edhe dy zëvendësim­et e mbetura për të hedhur në fushë Cikalleshi­n dhe Gjimshitin, por nuk harron të evidentojë Grezdën si të vetmin që provoi të krijonte diçka gjatë ndeshjes. "Kemi mbajtur pak më tepër topin, por nuk vlen fare. Vetëm qarkulloni­m, ndërsa ata ishin më skuadër dhe më praktikë për të shkuar më para. Nuk do shënonim kurrë, edhe sikur të luanim për dy ditë", tregon ndër të tjera Panuçi. Polemikat e fundit? Italiani rikujton takimet me Edon Zhegrovën, por përmend disa herë që ka respekt maksimal për Kosovën…

Kjo ishte një nga ndeshjet më të forta të Shqipërisë në vitet e fundit, a mendoni se bëtë zgjedhjet e duhura?

E dinim që ishte miqësore dhe bëmë eksperimen­te. Kishte shumë lojtarë të rinj. Besoj se deri në qershor është e drejtë që të provoj, të kuptoj nëse ndonjë i ri mund të bëhet pjesë e grupit në Kombëtare.

Sa vlerë pati kjo miqësore?

Kam mësuar më shumë nga kjo humbje sesa nga fitorja me Turqinë. Sepse kam kuptuar, jo vetëm unë, por edhe stafi, disa gjëra. Mua nuk më pëlqen kurrë që të humb dhe shpresoj që edhe për ndonjë prej atyre që luajtën të mos i pëlqejë humbja. Uroj që ata ta ndiejnë kur humbin. Nëse nuk fitoj, unë nuk fle, kam fjetur pak gjatë natës. Megjithatë, e përsëris që më ka mësuar shumë kjo ndeshje dhe më shumë sesa ajo me Turqinë.

Sa e kaluan provën të rinjtë që u testuan ndaj Norvegjisë dhe a mund të luanin edhe dy të tjerë meqë kishit edhe 2 zëvendësim­e?

Nuk i kam shpërdorua­r zëvendësim­et. Në fund mund të aktivizoja Gjimshitin për Mavrajn dhe të tentonim diçka me kokë nga goditja e këndit. Ramadani ka treguar se është në lartësinë e duhur. Bare ka bërë shumë mirë. Madje, më pëlqeu kur u nervozua me lojtarin e Norvegjisë, pasi është puna jonë. Të paktën, njëri irritohet, pasi këtu shumë nuk bëjnë asgjë kur pësojmë gol. Pra, janë dy të rinj me kualitet. Kamer Qaka dukej shumë i emocionuar. Isha i vetëdijshë­m që duke vendosur në mesfushë treshen Qaka-Xhaka-Ramadani dhe në prapavijë dyshja Mavraj e Ajeti që po luajnë pak, do të jemi të rrezikuar, por ishte miqësore dhe desha që të provoj. Lika në stërvitje është një lojtar që punon dhe mund të jetë pjesë e grupit.

A do të luajë Shqipëria edhe në të ardhmen me formacioni­n 4-3-3?

Sigurisht që është një opsion dhe do të vijojmë që të luajmë futboll. Edhe ndaj Norvegjisë, në tabelën e zotërimit të topit, kemi qenë superiorë, por ka pak rëndësi. Ata ishin më praktikë për të shkuar përpara dhe ishin më tepër skuadër. Edhe para ndeshjes jua thashë që i kam disa ide, por jua them me siguri që nuk kthehem pas. Kam disa ide, të cilat do t'i provojmë edhe në Zvicër, pasi kam ndjesinë se me pak kohë në dispozicio­n, mund të bëjmë gjëra të ndryshme.

Strakosha bëri mirë me mbrojtjet, por a e vendosën më shumë se ç'duhet nën presion për të luajtur topin e parë?

Ishte nën presion, por ai e ka personalit­etin për të luajtur me këmbë. Me tre portierët që kam, Strakosha, Berisha e Hoxha, si trajner gaboj pak. Në dy miqësoret e radhës do të luajë një herë Berisha dhe një herë Strakosha dhe në shtator, kur të fillojnë ndeshjet e vërteta, do të vendos portierin titullar.

Çfarë duhej bërë ndryshe në këtë ndeshje dhe çfarë duhet përmirësua­r?

Jua thashë që e dinim përpara ndeshjes se, duke luajtur kështu, do të rrezikonim. Nëse do të ishte kualifikue­se, sigurisht që nuk do të luanim në të njëjtën mënyrë. Por, jo për faktin se ne nuk mund të luajmë kështu. Mua nuk më pëlqen që të gjej justifikim­e. Nuk jam këtu për t'i kërkuar, pasi jam gjithmonë realist. Unë jam fajtori sepse është e drejtë që fajin ta marr unë. Ajeti, Mavraj e

Sadiku nuk luajnë në skuadrat e tyre, Roshi vjen pas dy muajsh pushime sepse sapo ka nisur sezonin… Në Turqi ishte në formë, tani nuk ishte. Vendosa që të hedh në fushë të gjithë lojtarët cilësorë për të vendosur të vegjlit përballë gjigantëve kundërshta­rë. Doja që t'i jepja më tepër mbrojtje dyshes së qendrës, e cila nuk është shumë mirë në këto momente.

Roshi dhe Mavraj mbajtën shiritin e kapitenit, por asnjëri nuk u duk lider. Do të diskutohet kjo çështje?

Kapiten do të jetë ai që ka numrin më të madh të ndeshjeve. Nisur nga kjo, kush është lideri? Lider nuk mund të bëhesh vetëm prej shiritit, sepse përndryshe do të ishte e vështirë që ta gjeja. Duhet të kesh b… që të jesh lider. Por, kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje dhe kështu heq çdo dyshim.

Po kur të luajnë Berisha e Roshi?

Kush ka më shumë ndeshje… Tani kanë ndeshje njësoj, do ta vendosë skuadra se kush do të jetë (qesh…). E pashë para ndeshjes këtë statistikë dhe do të më duhet që ta lë Roshin në shtëpi për dy ndeshjet në Zvicër (qesh…).

A mendoni se ka përçarje në skuadër apo është një grup

unik?

Më është dukur se punojnë mirë dhe në mënyrë serioze. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe më është dukur një grup i mirë, të rinjtë janë përshtatur mirë dhe nuk kemi probleme. Sigurisht që ata që nuk luajnë, e kanë me trajnerin. Kështu është gjithmonë (qesh…).

Do të jetë një grumbullim i gjatë?

Tetë ditë. Por do të mundohemi që të bëjmë më të mirën e mundshme, pasi do të jetë një fundsezoni për futbollist­ët, por bëhet fjalë për Kombëtaren, e cila është një detyrim dhe një nder për secilin. Nëse ndonjë vjen pa dëshirë, le të ma thotë, të vijë edhe në konferencë me mua e ta deklarojë për të gjithë që nuk ka dëshirën për Kombëtaren. Megjithatë, nuk mendoj se do të ndodhë.

Shpresat kishin 2 ndeshje të rëndësishm­e, por Abazaj nuk luajti. U duhej lënë në dispozicio­n?

Nëse nuk marr nga Shqipëria, më thoni pse nuk e shoh. Nëse marr, më thoni pse i marr nga U-21… Kombëtarja A është mbi të gjithë. Nuk kisha lojtarë anësorë dhe ishte e drejtë që t'i jepja një

shpërblim Abazajt. Nëse do të kem mundësi për ta ndihmuar Bushin, do ta bëj, por kur më mungojnë futbollist­ë, jam i detyruar që t'i marr. Dy anësorë i kisha të dëmtuar dhe Abazaj po bënte mirë dhe e ftova. Nëse themi që edhe këtë herë kam bërë keq, atëherë nuk është kuptuar asgjë.

Po Grezda luajti i dëmtuar…

Nuk ka qenë i dëmtuar, pasi përndryshe nuk do luante. Ky është një sport ku edhe mund të marrësh ndonjë goditje e të ndiesh ndonjë dhimbje… Nëse do të kishte qenë me rrezik fare të vogël për të luajtur, s'do ta kisha aktivizuar në miqësore. Berisha ka pasur disa probleme, por më tha dhe qëndroi gjithsesi në pankinë dhe e falënderoj sepse është sjellë si profesioni­st i vërtetë dhe serioz. Nëse do t'i ndodhte gjë Strakoshës, do aktivizohe­j Hoxha.

Ishit i shqetësuar në fillim, patë që ekipi nuk po bënte ato që kishit provuar në stërvitje?

Disa lojtarë nuk ishin në formën e duhur. Mund të rrinim duke luajtur dy ditë, por s'do arrinim të shënonim. Kjo, për faktin se ishim shumë poshtë fizikisht në krahasim me ndeshjen kundër Turqisë. Dukej! Sado që e qarkulloni­n topin, ata ishin gjithnjë në

pozicion. Sadiku, i cili është një lojtar që nuk është shumë mirë, pasi nuk ka luajtur muajin e fundit, i vetëm përpara, topi i kthehej gjithmonë pas. I vetmi që tentoi diçka, ishte Grezda në përballjet një kundër një. Dhe kjo më preokupon pak sepse ka shumë futbollist­ë që nuk luajnë shumë. Ka disa lojtarë që janë në pozita të vështira në klasifikim me skuadrat e tyre. Nëse do të isha si ata, do të tregoja shumë më shumë nga dëshira dhe krenaria për të bërë më mirë në skuadrat e tyre, por në Europian nëse nuk luajnë, do të jetë e vështirë.

Ka një plan B nëse ndodh kjo gjë edhe gjatë kualifikue­seve?

Nëse plani B është që të thërras Kukelin, i cili nuk luan prej një muaji e gjysmë… Abrashi është i dëmtuar. Por, kam disa ide sesi do të vendoset skuadra. Në mbrojtje kemi pak. I tillë është realiteti. Më thoni nëse ka diçka… Veseli është i dëmtuar, i cili është një futbollist i rëndësishë­m. Në këtë situatë, duhet t'i bëjmë llogaritë me këto që kemi, por dyshja e qendrës ka luajtur pak. E vërtetë që mund të aktivizohe­j Gjimshiti, i cili po luan te Benevento, por nuk kemi të tjerë. Mund të luante edhe Cikalleshi, por ia njoh cilësitë dhe shpesh del

nga zona, ndërsa unë kërkoja dikë që të bënte diçka në qendër. Këto janë lojtarët që kemi. Jam i bindur që nëse të gjithë do të jenë mirë dhe do të kenë formën që kishin në Turqi, ne jemi një skuadër e mirë.

Edhe lojtarët që nuk luajnë, stërviten mirë me ekipet e tyre…

Ndeshjet janë ato që të japin formën dhe sigurinë. Lojtarët që vetëm stërviten pa luajtur, e kanë të vështirë. Ajo për të cilën po e pësojmë në këto momente, është që shumë nga lojtarët nuk kanë minutash.

Në Kosovë ju kanë akuzuar se po "fusni hundët në skuadrën e tyre dhe se jeni i vogël përpara historisë që ka ajo"…

Nuk duhet t'u përgjigjem unë këtyre gjërave. Ju them vetëm që kemi qenë në të njëjtin restorant për të ngrënë me Zhegrovën, ku kanë qenë ata. Nuk e di nëse ata ia kanë paguar llogarinë, por unë po, ja pagova. Nuk kam asgjë kundër Kosovës, absolutish­t asgjë. Secili bën të veten. Respekt total. Ne kemi kërkuar të marrim një lojtar që na kishte thënë "po", e më pas shkoi me Kosovën. "Fat të mbarë!", ose siç i thonë në Spanjë: "Shumë fat!". Çështje e mbyllur! Respekt total për Kosovën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania