Panorama Sport (Albania)

Grumbullim në Zvicër, Shqipëria sfidon Ukrainën në qershor

-

Shqipëria ka lënë pas humbjen në miqësoren ndaj Norvegjisë dhe tashmë është duke menduar për grumbullim­in e ardhshëm. Plot 2 muaj më vonë, më 26 maj, Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një tjetër grumbullim, kësaj here në Zvicër. Pas 3 ditësh përgatitje, skuadra e Panuçit do të zhvillojë testin e parë miqësor. Kundërshta­ri për këtë test miqësor nuk është gjetur ende, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është duke biseduar me disa federata të tjera për të caktuar një test miqësor në datën 29 maj. Pas miqësores në 29 maj, kuqezinjtë do të zhvillojnë një test tjetër ndaj Ukrainës. "Një prej miqësoreve është vendosur. Njëra është e sigurt, por duhet që ta bëjë zyrtare federata. Po presim konfirmimi­n për miqësoren tjetër, të parën në radhë, pasi e dyta jua thashë që është tashmë e vendosur", deklaroi trajneri Kristian Panuçi gjatë konferencë­s për shtyp. Kjo përballje është planifikua­r të zhvillohet më 2 qershor. Kujtojmë që me Kombëtaren, që tashmë drejtohet nga Shevçenko, Shqipëria është përballur së fundmi në takimin e zhvilluar në Bergamo të Italisë më 3 qershor të vitit 2016, kur skuadra ukrainase triumfoi me rezultatin 1-3. Do të jetë fundsezoni, por për kuqezinjtë do të kenë ndeshje shumë të rëndësishm­e,

pasi në shtator starton kompeticio­ni i Ligës së Kombeve, ku ndeshjet do të jenë me vlerë pikësh. Fakti që përballë do të jenë dy skuadra të kualifikua­ra në Botërorin "Rusi 2018", do të duhet të shfrytëzoh­et si test real për të matur forcat përpara se kuqezinjtë të përballen me Skocinë dhe Izraelin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania