Panorama Sport (Albania)

Panuçi në shi, Lagerbak e tall

Veterani i Norvegjisë: Ndeshja përgatitet në stërvitje, skuadra nuk kupton gjatë lojës

-

Qëndrimi në këmbë përgjatë 90 minutave të lojës për të motivuar skuadrën është një trend i kohëve të fundit që personifik­ohet mbi të gjitha me trajnerin e Milanit, Xhenaro Gatuzo. Ky i fundit ka sfiduar edhe të ftohtin e disa muajve më parë duke qëndruar vetëm me një xhaketë. THUMBIMET

Por trajnerët e vjetër nuk impresiono­hen aspak nga këto veprime që bëjnë të rinjtë dhe ishte Lars Lagerbak që thumboi Kristian Panuçin pas ndeshjes Shqipëri- Norvegji. Trajneri kuqezi qëndroi gjatë gjithë kohës jashtë pankinës së tij, por Lagerbak e ironizon duke thënë se ai donte të korrigjont­e gabimet që mund të kishte bërë gjatë stërvitjes. Trajneri i Norvegjisë, Lars Lagerbak, tregoi supremacin­ë e tij si një trajner i vjetër përballë të riut Panuçi. 69- vjeçari ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli, në dallim nga kolegu i tij, Panuçi, që qëndroi përgjatë gjithë takimit në shi. Në një intervistë pas ndeshjes, ai u shpreh se iu duk i pakuptimtë qëndrimi i italianit në shi dhe thotë se mund ta ketë bërë që të qetësohej. "Nuk e di pse Panuçi qëndroi aty në shi. Ndoshta ai kishte nevojë të qetësohej, meqë nuk po luanin edhe aq mirë. Shumë trajnerëve u pëlqen që të qëndrojnë aty, nuk e di pse", tha Lagerbak. KRITIKAT

Sipas tij, trajnerët e bëjnë shumicën e punës në stërvitje dhe nuk kanë nevojë të qëndrojnë

në këmbë për të udhëzuar skuadrën gjatë ndeshjes. Veterani i Norvegjisë tregon se ekipi nuk i merr siç duhet udhëzimet kur ka nisur ndeshja. "Dua të them se trajnerët e bëjnë 90% të punës para ndeshjes, sa i përket

organizimi­t të skuadrës. Kur fillon ndeshja, është e vështirë të komunikosh me ekipin. Unë dola nga fundi i ndeshjes vetëm sepse dëshiroja që ekipi të luante më shumë në mbrojtje të rezultatit", tha suedezi. Në

fakt, kjo nuk është hera e parë që Panuçi qëndron në këmbë gjatë ndeshjeve, pasi edhe në sfidat e tjera në drejtimin e Kombëtares shqiptare e ka ndjekur ndeshjen me emocione dhe larg pjesës tjetër të stafit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania