Panorama Sport (Albania)

Mbrojtje për turp, Kombëtarja U-21 shëtit në Sllovaki

Gafat në modë, tani “blindojmë” vendin e parafundit

-

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi brenda katër ditëve ndaj Sllovakisë, me shtatë gola të pësuar në total, të shoqëruar me gafa pa fund në mbrojtje. Dje, në stadiumin e Zilinës, të besuarit e Alban Bushit u futën në fushë me idenë për t'u hakmarrë, por shumë shpejt treguan se janë lehtësisht të thyeshëm. Sllovakia shënoi katër gola, ndërsa sërish kapiteni Rey Manaj nuk mjaftoi. Sulmuesi ishte e vetmja anë pozitive e Kombëtares Shpresa në këto dy ndeshje për t'u harruar. Nëse në "Selman Stërmasi" të paktën ishim në lojë deri në fund, e kundërta ndodhi në ndeshjen e kthimit, ku nuk pati shumë histori, teksa sllovakët bënë çfarë deshën, edhe pse kuqezinjtë u munduan të qarkulloni­n topin dhe të ishin më agresivë para portës. Me nga dy gola për çdo pjesë, Sllovakia meritoi fitoren, ndërsa Manaj realizoi me një goditje befasuese nga jashtë zonës. I vetmi moment që mund të kthente fatin e ndeshjes ishte në minutën e 38- të, kur pas një driblimi Manaj u pengua në zonë, por gjyqtari uellsian nuk akordoi 11metërsh. Krahas trajneri Bushi nuk kishte në dispozicio­n as mesfushori­n Endri Çekiçi, i cili nuk u riaftësua nga dëmtimi dhe për herë të parë si titullar e nisi shkodrani Eraldo Çinari. Nga ana tjetër, mungesa e Kejdi Bares u ndie jo pak, edhe pse Krymi dhe

Ndoji u munduan të organizoni­n lojën. SHPËRFYTYR­IMI

Goli i parë i sllovakëve vjen pas një gafe të thuajse gjithë mbrojtësve, teksa nis që në krahun e majtë me Cekën, për të vazhduar me Tafën, Tolin dhe Malokun,

të cilët nuk ishin të pozicionua­r mirë dhe Haraslin shënoi. Shqipëria mundohet të ekuilibroj­ë lojën, por e ka shumë të vështirë. Nuk kalojnë as 30 minuta dhe Bushi bën zëvendësim­in e parë, duke larguar mbrojtësin e majtë, Ceka, për të hedhur në fushë Hakajn. Sllovakia na godet në limitin e pjesës së parë me Mraz, ku pas një rrëmuje në zonë dhe tentativav­e të njëpasnjës­hme,

shënohet goli i dytë. Pas pushimit duket si e njëjta histori, me sllovakët që i afrohen golit të tretë, por shtylla këtë herë i vjen në ndihmë Kastratit pas goditjes së Mraz. Bushi largon nga fusha Kallakun për t'i dhënë për herë të parë minuta me U- 21 kosovarit Sahiti. Vetëm tre minuta më pas është Manaj që lëshon një predhë nga 23 metra dhe shkurton shifrat. Mirëpo, në

vend që supergoli i sulmuesit të shërbente si shtysë për të shkuar drejt barazimit, ndodh e kundërta. Pas një goditjeje dënimi është Siplak që i çon shifrat në 3-1, ndërsa më pas Mraz vulos fitoren, duke bërë qejf në qendër të mbrojtjes kuqezi. Në minutën e 82- të, Manaj ka një rast ideal për të shënuar golin e dytë personal, por përballë portierit Rodak bën më të vështirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania