Panorama Sport (Albania)

Historike, Kosova U-21 ndal kampionët e Gjermanisë

-

Historike! Kosova U-21 ndal Gjermaninë kampione në fuqi të Europës për këtë grupmoshë. Në ndeshjen e zhvilluar dje në stadiumin "Adem Jashari" të Mitrovicës, dardanët e rinj kanë befasuar me lojën e tyre, duke u marrë në fund një pikë gjermanëve falë barazimit pa gola. Ky rezultat historik vjen në përfaqësim­in e parë të Kosovës në eliminator­ët e Europianit U-21. Madje, ekipi i drejtuar nga Rafet Prekzai i ka pasur rastet edhe për ta fituar ndeshjen. Kosova U-21 kishte humbur me rezultatin minimal 1-0 nga Gjermania në ndeshjen e parë, por dje dardanët u treguan shumë të fortë, duke përballuar lojtarë që janë pjesë e klubeve të Bundesligë­s. Falë këtij barazimi, Kosova mbetet ende në garë për t'u kualifikua­r në Europianin 2019, teksa ruan vendin e dytë me 11 pikë. Ndërsa Gjermania është e para me 16 pikë. Rezultatet e Kosovës U-21 dhe U-19 janë një leksion edhe për Shqipërinë, që në këtë moment është si mos më keq me këto grupmosha.

TRAJNERËT - Rafet Prekazi është arkitekti i suksesit të

Kosovës U-21. Pas ndeshjes, trajneri mitrovicas ka përgëzuar futbollist­ët, duke i konsiderua­r si heronj të këtij vendi. "Dihet që jemi Kosova, ndërsa Gjermania kampione. Por, lojtarët kanë luajtur me zemër dhe gjakftohtë. Ekipi ynë ka kualitet, por duhet të përmirësoh­emi

më shumë. Na mungon ende përvoja e ndeshjeve ndërkombët­are. Sidoqoftë, jam krenar me këta djem që e japin 200% në fushë. Këta djem janë fenomenalë. Kështu luftohet për shtetin tënd", deklaroi Prekazi. Ndërsa trajneri i Gjermanisë, Stefan Kuntz, u shpreh: "Prisnim ndeshje të vështirë, por jo këtë rezultat. Kosova u angazhua jashtëzako­nisht shumë dhe kjo bëri që të mos fitonim. Barazimi ishte i drejtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania