Panorama Sport (Albania)

ukësi pren t n jtarë në ra i , uajin tjetër vjen një vje ar

es s ori an Patrik eis i as ko et ekipit në prill

-

Kampionati është në kulmin e tij, por për drejtuesit e Kukësit duket se ai po shkon drejt fundit. Verilindor­ët po mendojnë për merkaton që tani, objektivi i tyre është forcimi i ekipit. Trajneri Pakult duhet të ketë në dispozicio­n një superskuad­ër para se të nisë konkurrimi i Kukësit në Kupat e Europës. Për këtë arsye, drejtuesit me miratimin e presidenti­t Gjici kanë filluar të marrin masa që merkatoja t'i gjejë me alternativ­at gati. Emri i parë që drejtuesit e merkatos kanë arritur marrëveshj­en, është një mesfushor brazilian cilësor. Bëhet fjalë për Zhan Patrik Reis, i cili është i regjistrua­r për llogari të klubit të Fortelaza në Brazil, por më parë ka bërë disa sezone mjaft të mira te Luverdense, Porte Preta, Novorizont­ino. Mesfushori është shtatshkur­tër, por mjaft i shpejtë dhe driblues, gjë që iu ka pëlqyer drejtuesve të stafit teknik. Gazeta mëson se mesfushori është pëlqyer paraprakis­ht edhe nga trajneri austriak, Peter Pakult. Palët kanë arritur marrëveshj­en në parim dhe në fillim të prillit, lojtari do t'i bashkohet ekipit kuksian në Tiranë. Patrik ka një moshë relativish­t të re, 25 vjeç dhe shpresohet të bindë në fushë edhe stafin.

LOJTARËT NË PROVË - Sakaq, verilindor­ët kanë afruar për provë dhe dy futbollist­ë të rinj. Rilind Kastrati prej disa ditësh ka nisur përgatitje­t me Kukësin, por së fundmi është afruar në ekip edhe mbrojtësi nigerian, Çukuebuka Opara. 22- vjeçari nga Nigeria i është bashkuar dje skuadrës së Kukësit në stërvitje dhe mësohet se do t'i nënshtrohe­t një prove disaditore. Opara vjen nga skuadra e El Kanemi Uarriors në kampionati­n nigerian.

Opara luan në rolin e mbrojtësit dhe do të provojë të bindë trajnerin Pakult për ta mbajtur në skuadër, si dhe për të firmosur një kontratë me të. Nuk ka asnjë informacio­n tjetër për këtë lojtar, në lidhje me ndeshjet e luajtura, por dihet vetëm ku ka luajtur, si dhe i është vetofruar Kukësit. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania