Panorama Sport (Albania)

i ani: llaznia ia del por du et pre iden ë e re

h dranët d të vuajnë deri në und, edhe a za për bijetesë

- ADMIR URUÇI

3ysen 4mijani, ishmbrojtë­si i mirën johur shkodran, e quan si një ndeshje mjaft decizive përballjen e radhës së Vllaznisë ndaj Skënderbeu­t. Një nga problemet e ekipit shkodran në këtë takim ndaj korçarëve janë pikërisht mungesat e shumta që trajneri Gjoka do të ketë për këtë fundjavë. Për 4mijanin, këto mungesa janë shumë për një skuadër si Vllaznia, pikërisht përballë Skënderbeu­t. Gjithsesi, Mjeshtri i Merituar i Sportit beson shumë te marrja e pikëve, pse jo edhe fitorja. "Mund të them se është një nga përballjet e vështira që Vllaznia ka në shtëpinë e saj për pjesën e mbetur të kampionati­t. Ajo që shqetëson sot edhe trajnerin Gjoka, janë mungesat e shumta. Në një takim që ka pasur së fundmi me trajnerin, shqetësimi i tij ishte i natyrshëm, pasi mungonin shumë lojtarë. Por, nganjëherë ekipi ynë ka ditur të tregohet i fortë me të fortët dhe për më tepër ka ditur të ketë një mobilizim maksimal edhe kur ka pasur mungesa. Prandaj, pavarësish­t se është një takim i vështirë, unë sërish shpresoj tek arritja e një rezultati pozitiv. Skuadrës i duhet të luftojë për tri pikë në këtë sfidë. Barazimi vlen vetëm për të ngritur moralisht ekipin. Gjithsesi, në një situatë të tillë çdo pikë mund të vlejë shumë në fund", u

shpreh fillimisht ishmbrojtë­si 3ysen 4mijani. KO1KURRE12­A Sipas 4 mijanit, 5 6 takimet e fundit në Superiore do të karakteriz­ohen nga një luftë e fortë për ekipet që kërkojnë mbijetesën. Ish- mbrojtësi është i mendimit se edhe skuadra e Kamzës do të përfshihet në këtë vorbull për mbijetesë. "Nuk janë vetëm Vllaznia e Teuta skuadrat që do të luftojnë për mbijetesë. Për mendimin tim, me dy rezultate jo të mira përfshihet në lojë edhe Kamza. 7në mendoj se këto tri skuadra do të jenë në luftë deri në fund për mbijetesë. Vllaznia do ta ketë jo të lehtë mbijetesën, por në fund do t8ia dalë. 9o vetëm në shtëpinë e saj, por edhe në takimet jashtë Shkodrës, ekipi duhet të kërkojë maksimumin. Dihet që fundi sa vjen e bëhet edhe më i vështirë. Nuk përjashtoh­en

as aleancat dhe në këtë drejtim Vllaznia do të jetë e vetme. Prandaj, gjithçka do të varet vetëm nga këmbët e lojtarëve dhe asaj që ato do të japin në fushën e lojës", u shpreh 4mijani. 3 B 4 S 5 TETJA

Në fund të fjalës së tij, Mjeshtri i Merituar i Sportit, 3ysen 4mijani, i pyetur për mbështetje­n financiare që po i jepet nga të tretët ekipit të Vllaznisë, ka deklaruar : "Një mbështetje e tillë është tejet pozitive. Për më tepër rrit ekipin edhe e mobilizon më shumë atë. Por, unë shpresoj që kjo mbështetje momentale të jetë e tillë, por me një tjetër paraqitje, që klubi të ketë një presidencë në fillim të sezonit të ri. ;shtë krejt ndryshe që të mbështetet ekipi në mënyrë të vazhdueshm­e, kështu si po mbështetet tani. Megjithatë, është e rëndësishm­e që këto emra janë sot afër Vllaznisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania