Panorama Sport (Albania)

Bicaj: Koha për fitore, nuk mund të qahemi më për arbitrat

- Ermal Sika

Pas më shumë se një muaji pa fitore, Flamurtari do të kërkojë të shtunën të bëjë kthesën e madhe ndaj Kukësit në Vlorë. Mbrojtësi lezhjan, Ditmar Bicaj, mendon se ekipi do të rikthehet te fitorja, teksa në një bisedë për "Panorama Sport" flet për situatën aktuale, kundërshta­rin, por jo vetëm. Bicaj i gëzohet faktit se grupi i lojtarëve do të jetë i plotë dhe thekson se duhet vetëm fitore. "Me Kukësin na pret një ndeshje e fortë. Kemi gjashtë takime që ne nuk jemi aty ku duhet të jemi, pra, nuk po dalim në lojën tonë. Them se në këtë ndeshje do të bëjmë më të mirën tonë. Grupin e kemi të plotë dhe kjo na bën edhe më të sigurt. Nuk jemi në presion aspak nga drejtuesit, por e ndiejmë si detyrim që duhet të rikthehemi sa më fuqishëm në kampionat. Duhet që të fitojmë patjetër, nuk kemi asnjë alternativ­ë tjetër me Kukësin", ka thënë fillimisht Bicaj. KUKËSI

Mbrojtësi vlerëson maksimalis­ht kundërshta­rin. Sipas Bicajt, Kukësi është një ekip me lojtarë cilësorë, sidomos në repartin ofensiv. "Kukësi është një kundërshta­r shumë i fortë. Ka lojtarë shumë të mirë dhe, pavarësish­t se Bakaj është larguar, ata kanë kualitete. Kukësi ka në repartin ofensiv lojtarë të fortë dhe kështu mbetet një ekip që duhet të respektohe­t maksimalis­ht nga ne. {shtë kampioni i Shqipërisë në fuqi dhe duhet që ne të bëjmë shumë kujdes në këtë takim. xbjektivi për ne mbetet ndeshja e radhës dhe, në këto kushte, duhet që të gjithë të japim maksimumin. `në them se duke filluar nga ndeshja me Kukësin, do të shikoni Flamurtari­n e vërtetë, atë Flamurtar të dy fazave të para, ku shkëlqyem", thekson shtatlarti lezhjan i kuqezinjve.

ONJEKTIVI

Bicaj thekson se objektivi për Kupat e Europës do të finalizohe­t vetëm në fund të kampionati­t, në një kohë që e sheh të hapur edhe garën për vendin e dytë. "w shtu si kanë rrjedhur gjërat dhe si kanë shkuar deri më tani, mendoj se Europa do të luftohet javën e fundit. Në jemi aktualisht në vendin e pestë, por me tre ose katër ndeshje mund të ngjitemi sërish në vendin e dytë. Edhe mund të jemi penalizuar, por nuk duhet të qahemi më për arbitrat sepse edhe ne kemi pjesën tonë të fajit. Kështu që, për të arritur objektivat, duhet që sytë t'i kemi vetëm te ndeshja e radhës", përfundoi titullari i Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania