Panorama Sport (Albania)

Ramadani, "diga" e Luftëtarit

- Tomor Shehu

Luftëtari i  asan Likës po përgatit më i kompletuar se kurrë ndeshjen e radhës ndaj Lushnjës, që luhet të dielën në orën 1€„00 në stadiumin "Gjirokastr­a". Bluzinjtë kanë tri ndeshje radhazi në shtëpi dhe duan që të shfrytëzoj­në sa më shumë këtë kalendar të favorshëm. I këtij mendimi është edhe një prej lojtarëve më të rëndësishë­m në mesfushë, Behar Ramadani. Shkodrani, që është bërë si i shtëpisë në qytetin e gurtë, në bisedën për "Panorama Sport" foli për ndeshjen me Lushnjën, si dhe objektivin për kualifikim­in në Europë. "Jemi në pjesën më të nxehtë dhe delikate të kampionati­t. Tani është sprinti final dhe nuk na lejohen më gabime. Jemi para një ndeshjeje të lehtë në letër, por nuk është aspak kështu, pasi Lushnja është ekip që luan hapur. wta nuk kanë _farë të humbasin, për më tepër që kanë dy sulmues si ƒanka dhe Sefa, të cilët shënojnë rregullish­t. Mendoj se kalendari na favorizon disi, pasi kemi tri ndeshje radhazi në fushën tonë, të cilat duhen shfrytëzua­r në maksimum që të marrim sa më shumë pikë. Kjo do të na ndihmonte për të qenë të fuqishëm në garën për një vend në Kupat e Europës", u shpreh fillimisht shkodrani i Luftëtarit.

Me Aleksin--

Ramadani dhe w leksi janë dyshja perfekte e Luftëtarit përpara mbrojtjes. Nga këmbët e tyre lind gjith_ka, për më tepër që ua bëjnë të thjeshtë edhe katërshes Rroca, Bregu, wbazaj e Shkurtaj. Mesfushori thekson se kuptohet me symbyllur me wleksin, por jo vetëm. "Ne luajmë në grup, si në sulm, ashtu dhe në mbrojtje. `në me wleksin jemi në vitin e tretë që luajmë bashkë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin, ashtu si pjesën më të madhe të ekipit. Mundohemi të ruajmë balancat e ekipit gjatë ndeshjes, sidomos në momentin kur na thyhen aksionet tona. Kuptohemi mirë edhe në ndërtimin e manovrës sulmues, ku bashkë me Rrocën para nesh, mundohemi të shërbejmë sa më shumë për sulmuesit tanë të mrekullues­hëm", ka përfunduar zv.kapiteni i bluzinjve. Ndërkohë, pritet që deri të premten të shuhen dyshimet për aktivizimi­n ose jo të Vasil Shkurtajt, ndërsa mungesa e sigurt është ajo e kapitenit xrjad Beqiri, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Sot grupit pritet t'i bashkohet edhe lojtari i Kombëtares, wbazaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania