Panorama Sport (Albania)

Hila? Kemi nevojë për golat e Latifit

- Drilon Xhepollari

Mesfushori i Teutës, Ardit Hila, vlerëson punën e bërë nga ekipi gjatë kësaj periudhe, ndërsa ndeshjen me Lacin e shikon si tepër të rëndësishm­e për objektivin mbijetesë. "Pushimi ka ndikuar pozitivish­t për ekipin, pasi kalendari ka qenë shumë i ngjeshur dhe na ndihmoi për të rikuperuar energjitë. Jemi të kënaqur me rezultatet që kemi marrë në ndeshjet e fundit, por nuk kemi bërë asgjë akoma. Laci është i fortë, por ne po e përgatitim me kujdes këtë takim për ta fituar", tha fillimisht elbasanasi në intervistë­n për "Panorama Sport".

Në ndeshjet e fundit janë aktivizuar disa lojtarë të rinj si Lajthia apo Vila, cili është opinioni juaj per ta?

Lajthia apo edhe Vila, që është aktivizuar më pak, i kanë dhënë një impuls tjetër ekipit, por është ende herët për të dhënë një mendim. Duhet t'u japim kohë të rriten dhe të punojnë të qetë. Ne që jemi më të vjetër po i ndihmojmë për t'u ambientuar dhe të luajnë pa presion.

E vuani mungesën e një qendërsulm­uesi?

Në fakt, ne kemi shënuar pothuajse në _do ndeshje, por na mungon një golashënue­s i mirëfilltë. Latif wmadu impenjohet shumë në fushë, por ka qenë edhe i pafat përpara portës. Gjithsesi, mendoj se mungesa e konkurrenc­ës ndikon në performanc­at e tij. Shpresoj të shënojë në pjesën e mbetur të kampionati­t, pasi kemi nevojë për golat e tij.

Begaja ka futur nje fryme te ne ekip...?

Trajneri ka bërë një punë mjaft të mirë dhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet, pasi rezultatet duken në fushë. Ne jemi një ekipi i ri dhe pjesa më e madhe kanë nevojë për besim dhe vlerësim. Di_ka që profesori e bën shpesh, pas _ do ndeshjeje madje. Mënyra se si i flet ekipit dhe komunikimi që kemi me ta na ka ndihmuar shumë.

Ndeshja me Lacin është e një rëndësie të madhe. A është gati Teuta për ta fituar këtë takim?

Eshtë një kundërshta­r që ka bërë mirë dhe meriton respekt, por ne po punojmë fort në stërvitje, me qëllimin për ta fituar ndeshjen. Jemi të motivuar dhe besojmë fort te suksesi. Për të realizuar objektivin që kemi, duhet të marrim maksimumin nga _do ndeshje. Realisht, diferenca është shumë e vogël dhe mjaftojnë dy fitore për t'u ngjitur në klasifikim ose për t'u ulur poshtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania