Panorama Sport (Albania)

Elbasani si Kukësi, Orikumi pengesa e fundit drejt ngjitjes

3-pikëshi objektiv, por pranohet edhe barazimi

- VLADIMIR MEMA

Elbasani vijon të mos humbasë në kampi onat dhe të ruajë vendin e parë me fanatizëm. Nga java në javë ka filluar të thyejë edhe rekorde pozitive, edhe pse kuptohet se bëhet fjalë për Kategorinë e Dytë, një nivel futbolli gati amator. Elbasanasi­t kanë koleksionu­ar nëntë fitore radhazi, e përkthyer në 27 pikë, vetëm në javët e fundit. Mirëpo, kur e sheh gjithë këtë ecuri pozitive, me 15 fitore dhe vetëm 4 barazime dhe pa asnjë humbje, të bën të mendosh se ka në "xhep" vendin e parë. Por, nuk është aspak kështu sepse kundërshta­ri më i afërt, Orikumi, është vetëm dy pikë më larg dhe mund ta përmbysë këtë javë.

Krahasimi - Të gjithë e mbajnë mend Kukësin e vitit të kaluar, ku edhe mori titullin e parë kampion në historinë e vet. Kuksianët në fund u shpallën kampionë, por nuk e patën të lehtë, si edhe me polemika pa fund. Verilindor­ët gjatë gjithë sezonit nuk njohën humbje (përjashto Luftëtarin në javën e fundit, por atëherë e kishin fituar titullin) dhe kryesonin pa asnjë disfatë. Por, kjo nuk i mjaftoi për të krijuar një distancë sigurie përgjatë sezonit, ashtu si edhe Elbasani i këtij viti. Verdheblut­ë janë një "fotokopje" e Kukësit të vitit të kaluar, edhe pse elbasanasi­t kanë qenë një skuadër gati perfekte sepse 4 barazime brenda një kampionati janë të pranueshme dhe nuk mund të jesh 100 për qind i saktë. Megjithatë, përpos vuajtjeve dhe ankthit të sezonit, verdheblut­ë shpresojnë të kenë fatin e Kukësit dhe në fund të sezonit të shpallen kampionë dhe të ngjiten në Kategorinë e Parë.

Prova "gjenerale" - Mund të thuhet se pengesa më e madhe që kanë për të kaluar elbasanasi­t këtë sezon, është ajo e kësaj jave me rivalët e Orikumit në transfertë. Një humbje do t'i zbriste në vendin e dytë, një barazim do ta mbante sërish në krye, ndërsa një fitore praktikish­t do t'i siguronte vendin e parë. Normalisht, verdheblut­ë do të luajnë për të fituar dhe për të mos i shtyrë gjërat deri në javën e fundit, por në situatën ku ndodhen edhe një pikë mund të quhej si një sukses. Gjithsesi, Orikumi shihet si stacioni i fundit dhe prova "gjenerale" për të shkuar më pas në Kategorinë e Parë. Në sfidën e fazës së parë në Elbasan, verdheblut­ë ia kanë dalë të fitojnë 2 me 0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania