Panorama Sport (Albania)

Tërbuni derbi me Vllazninë B, Krepi ka frikë nga gjykimi

-

Pukjanët janë përqendrua­r te ndeshja e radhës që do të luajnë në kampionat, ku kalendari i ka vënë përballë Vllazninë B, çka do të thotë një derbi. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishm­e për të dyja skuadrat, që janë me pikë të barabarta në fundin e tabelës së klasifikim­it, në grupin që rrezikojnë rënien. Trepikëshi mbetet objektiv, në mënyrë që Tërbuni t'i largohet fundit për të synuar më pas mbijetesën. Trajneri i ekipit, Kreshnik Krepi, në lidhje me ndeshjen e radhës, është shprehur: "Pas atij barazimi që skuadra mori ndaj Burrelit, jam shumë optimist edhe në fushën tonë në ndeshjen ndaj Vllaznisë B, do të arrijmë të marrim maksimumin, në mënyrë që të përmirësoj­më pozitat në tabelën e renditjes. Kalendari në favorizon, pasi luajmë pjesën më të madhe të ndeshjeve në fushën tonë dhe duhet ta shfrytëzoj­më një gjë të tillë", ka thënë Krepi, që do të ketë skuadrën e plotë. "Për takimin e radhës kam të gjithë lojtarët në dispozicio­n, me përjashtim të Sitivi Shabës, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit. Nuk është hera e parë që na ndodh një gjë e tillë, ndaj shpresoj që edhe në takimin e radhës të mos kemi arbitra, të cilët duan të pozicionoh­en në krahun e ndonjë ekipi. Kam besim se tashmë që kampionati­t po i vjen fundi, gjyqtarët do të jenë të drejtë. Ne do të luajmë përballë tifozërisë sonë dhe duhet të bëjmë më të mirën për të marrë trepikëshi­n. Më vjen keq që luajmë ndaj Vllaznisë B, pasi si ne ashtu edhe ata, jemi ekipe që kemi lojtarë të dalë nga akademia shkodrane", ka mbyllur Krepi që shpreson te një mot i mirë. Ditmir Pema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania