Panorama Sport (Albania)

Një 18-vjeçar "kërcënon" Bylisin: Duam ta mposhtim

-

Erald Hyseni ishte protagonis­t i fitores së beratasve në sfidën ndaj Pogradecit, duke i dhënë avantazhin Tomorin që e çoi drejt fitores me rezultatin 2- 1. Hyseni vlerësoi në të njëjtën kohë edhe sakrificën e shokëve të tij, të cilët nuk u dorëzuan dhe arritën t'i jepnin fitoren skuadrës beratase. Në një prononcim për "Panorama Sport", futbollist­i 18- vjeçar u shpreh: "Fitorja ndaj Apolonisë ishte shumë e rëndësishm­e për ecurinë tonë. Jam i lumtur që arrita të gjeja sërish rrjetën dhe kjo më motivon ende për të bërë më të mirën. Ekipi ka zhvilluar një ndeshje të madhe dhe e meritoi plotësisht këtë triumf. Dua të them që kjo meritë i takon të gjithë shokëve të skuadrës, pasi nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe e gjithë ajo sakrificë iu shpërblye", tha fillimisht Hyseni. Ndërkaq, mesfushori komentoi edhe sfidën e javës, teksa e konsideroi si të vështirë. "Përballja me Bylisin nuk do të jetë edhe aq e lehtë, megjithëse ne besojmë që mund t'ia dalim. E vlerësojmë kundërshta­rin për ecurinë e deritanish­me, pasi ka treguar karakter dhe forcë. Megjithatë, do të respektojm­ë garën dhe fitorja është mënyra e vetme për ta bërë këtë gjë", ka mbyllur futbollist­i, i cili ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, madje duke gjetur edhe golat. Tomori është një nga skuadrat që ka siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë, megjithatë si drejtuesit ashtu edhe futbollist­ët kanë deklaruar se do të motivohen njësoj ndaj çdo kundërshta­ri deri në ndeshjen e fundit, duke mos respektuar kështu kampionati­n. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania