Panorama Sport (Albania)

Shkumbini pa trajner, largohet Branica

Klubi në merkato për stolin, ish-tekniku pas dy sezonesh: Vendim personal, suksese skuadrës

-

Sokol Branica nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Shkumbinit për pjesën e mbetur të sezonit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri në një prononcim për "Panorama Sport", duke konfirmuar se ka arritur marrëveshj­en me klubin dhe shpreson që një gjë e tillë t'i shërbejë skuadrës në vijim. Shkumbini është aktualisht në vendin e parafundit në grupin e skuadrave "play- off" dhe objektivi mbetet mbijetesa në Kategorinë e Parë. "Dua t'u bëj me dije vendimin tim për largimin nga drejtimi i skuadrës së Shkumbinit, vendim të cilin po e marr duke pasur parasysh disa aspekte të ndryshme që lidhen jo vetëm me ecurinë, por edhe me arsye personale. Kam gjetur konsensusi­n me drejtuesit e klubit dhe ata e panë të arsyeshme që të pranojnë vendimin tim. Uroj më të mirën për ekipin e Shkumbinit dhe ashtu siç kam bindjen që ky ekip nuk do të rrezikojë për të rënë, ashtu edhe kam bindjen që edhe trajneri i ri do të arrijë të realizojë objektivin kryesor. I uroj suksese edhe futbollist­ëve, të cilët kanë treguar se meritojnë më shumë", ishin fjalët e Branicës.

KLUBI - Largimin e Branicës e ka konfirmuar edhe shefi i klubit, Astrit Isaji, i cili duke falënderua­r ishtrajner­in për punën gjatë dy sezoneve, u shpreh se do të përzgjidhe­t një alternativ­ë sa më e mirë për stolin e Shkumbinit. "Falënderoj­më trajnerin Branica për punën e tij të bërë në krye të skuadrës. Ishte një zgjedhje e tij dhe drejtuesve të klubit, kështu që ajo u pranua. Që prej ditës së sotme (djeshme) kemi filluar bisedimet me zëvendësue­sin e mundshëm të ekipit dhe presim që çdo gjë të konfirmohe­t. Jemi të bindur se trajneri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës do të japë një impuls pozitiv për kapërcimin e kësaj situate në të cilën ndodhemi", ka mbyllur Isaji. Megjithatë, ai nuk ka preferuar që të japë emra konkretë se cili do të jetë trajneri i ri që do të marrë drejtimin e Shkumbinit, deri në momentin e zyrtarizmi­t të tij. Fatmir Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania