Panorama Sport (Albania)

Plas te Korabi, bojkot për pagat

Zbardhet mesazhi i Mëziut: Dilni në stërvitje ose ju penalizoj me kënaqësinë më të madhe

-

las te Korabi para ndeshjes kundër Be sës. Dje, lojtarët e skuadrës dibrane kanë bojkotuar stërvitjen për shkak të pagave të pamarra. Pasi kanë pritur që të shlyhen, kjo nuk ka ndodhur dhe futbollist­ët në shenjë revolte kanë bojkotuar procesin stërvitor. Edhe pse drejtuesit e klubit kanë dhënë garanci për pagat, sërish futbollist­ët nuk janë bindur, duke mos besuar te korrektesa e klubit. Në këto kushte, duke qenë se shumica e lojtarëve s'kanë pranuar të vijojnë normalisht përgatitje­t në prag të ndeshjes me kavajasit, drejtuesit kanë kërcënuar me pezullime nga skuadra. "Panorama Sport" ka zbardhur një mesazh që administra­tori i klubit, Fehmi Mëziu, u ka dërguar lojtarëve.

MESAZHI - "Marr shkas nga biseda me Klaudio Hysenin, i cili ka folur me çunat që ishin në tavolinë herën e fundit që biseduam për lekët dhe që sot do t'i merrnit. Unë kam bërë çmos që gjithmonë të merrni djersën tuaj që ju takon dhe këtë do ta bëj edhe në vazhdim. Lekët nuk ua mban askush, por ka disa procedura për të kaluar lekët në llogaritë tuaja. Kush nuk del në stërvitje sot dhe në vazhdim do t'i bëhet vendimi gati për pezullim, si dhe s'do të jetë më pjesë e ekipit në vazhdim. Nuk është presion, çdo vendim do ta ekzekutoj me kënaqësinë më të madhe", shkruhej ndër të tjera në mesazhin e administra­torit të Korabit.

SITUATA - Korabi nuk është në një pozicion komod në renditje, edhe pse për momentin ka 4 pikë më shumë se vendi që të zbret në Kategorinë e Dytë. Skuadra e drejtuar nga Dorian Bubeqi ka këtë fundjavë një transfertë delikate me Besën e Kavajës, ku minimalish­t nuk duhet të humbasë. Në takimin e fundit mes tyre, ka pasur jo pak probleme. Trajneri i Korabit është kavajas dhe gjithashtu pjesë e Korabit janë edhe ish-lojtarë të Besës. Dy javët e ardhshme duken vendimtare për të ardhmen e skuadrës që pas transfertë­s në Kavajë, pret në Peshkopi skuadrën e Tërbunit.

 ??  ??
 ??  ?? Mesazhi që Mëziu u ka dërguar lojtarëve
Mesazhi që Mëziu u ka dërguar lojtarëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania