Panorama Sport (Albania)

Kalendari i jep pushim, Kabiru nis festën e ngjitjes

-

Me fitoren e arritur të shtunën ndaj Erzenit, Kastrioti është më i qetë në rrugën e rikthimit në Superiore, pasi tashmë distanca me vendin e dytë është 11 pikë. Megjithatë, në javën në vazhdim krutanët do të jenë pushim dhe një fitore e skuadrave të tjera ndjekëse do ta ngushtonte këtë distancë, por krutanët janë të qetë në këtë aspekt. Edhe pse kjo javë për ta do të jetë pushim, tekniku Nikaj e ka zbritur që të hënën skuadrën në fushë, ku edhe ka zhvilluar normalisht programin stërvitor. Për sulmuesin nigerian, Dunmoye Kabiru, kanë mbetur edhe disa pengesa në arritjen e objektivit, që sipas tij Kastrioti do t'i kalojë me sukses. "Për ne është e rëndësishm­e që javë pas jave po marrim rezultate të kënaqshme dhe na kanë mbetur edhe disa pengesa për t'u kaluar deri në përmbushje­n e misionit tonë që është rikthimi në mesin e më të mirave. Është sezoni ynë dhe jam më se i bindur, se do të arrijmë që të jemi në elitë sezonin e ardhshëm", u shpreh fillimisht sulmuesi, i cili shënoi golin e tretë në ndeshjen e së shtunës ndaj Erzenit, nga pika e bardhë e penalltisë. "Nuk është se gëzohem shumë kur shënoj, më tepër më gëzon fitorja e skuadrës, megjithatë tashmë po mendojmë për ndeshjen e radhës, e cila edhe pse është pas dy javësh, ne po e përgatisim me mjaft kujdes. Egnatia është skuadra që kemi më afër dhe ne duhet ta përgatisim në atë mënyrë që të arrijmë të marrim tri pikët e radhës", u shpreh Kabiru në prononcimi­n e tij. Kastrioti ka bërë një sezon të shkëlqyer, duke bindur javë pas jave dhe krijuar diferencë me ndjekësit. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania