Panorama Sport (Albania)

Besa harron të fitojë, Bushati premton kthesën

-

Në dy javët e fundit, Besa ka harruar të fitojë, pasi ka barazuar në shtëpi me Burrelin dhe në Shkodër ndaj Vllaznisë B. Përtej dy barazimeve, verdhezinj­të kanë dëshmuar forcë golash duke shënuar pesë të tillë në dy sfida. Pa dyshim se kreu momental i mbajtur nga Besa mund të humbasë nëse kavajasit nuk i kthehen fitoreve. Këtë fakt e pohon edhe mesfushori kosovar, Fatjon Bushati, i cili në Shkodër ndaj Vllaznisë B u aktivizua si titullar. "Vijmë pas dy barazimesh, një në Kavajë e tjetrin në Shkodër. Barazimi i fundit ndaj Vllaznisë B tregoi forcën tonë të karakterit dhe mundësitë tona reale. Patëm përballë një Vllazni mikse mes ekipit të parë dhe të dytë dhe ia dolëm mbanë, të mos dilnim pa pikë nga fusha. Përtej lojërave mjaft të mira ku kemi shënuar jo pak, por 5 gola në dy takime, nuk jemi shkëputur mjaftueshë­m nga ndjekësit edhe pse jemi në krye. Por, pa dyshim në ndeshjet e radhës, duhet dhe do t'i kthehemi fitoreve", ka thënë Bushati, i cili bashkë me Thaçin shihen si dy lojtarë mjaft të talentuar që iu bashkuan kavajasve në merkaton e janarit. Duke u kthyer te fundjava e ardhshme ku Besa do të presë Korabin, Bushati ashtu si gjithë grupi kërkon vetëm fitoren si një garanci për një vazhdimësi pa probleme. "Vërtet e kemi mundur ekipin dibran katër javë më parë, por ndeshjet janë të ndryshme dhe kërkohet sakrificë, lojë e mirë e pa gabime, nëse duam të sigurojmë maksimumin. Këtë e kemi mirë parasysh prandaj po përgatisim me kujdes këtë takim. Tek i gjithë grupi që nga stafi futbollist­ët, por edhe tifozët besojnë e presin vetëm fitoren ndaj Korabit, asgjë nuk është e lehtë, por ne dimë t'ia dalim mbanë", ka mbyllur Bushati. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania