Panorama Sport (Albania)

"Gati për Tiranën, do luajmë më fort se në Fier"

- Bujar Rama

Gjatë gjithë kohës është përpjekur dhe ka mundur "me shpirt ndër dhëmbë" ta mbajë ekipin e tij, aq modest në pamje të jashtme, larg presionit të "tollovisë" futbollist­ike. Sepse ai, trajneri i Apolonisë, nuk do që skuadra e tij të dëgjojë paragjykim­et, por të përqendroh­et në fushën e lojës. Ndriçim Kashami është i gjithi i përqendrua­r te ndeshja e kësaj jave, atë që do të luajnë sot në kryeqytet. Dhe duket se ambicia nuk i mungon as për këtë duel, ndërsa hapur thotë që do të tentojnë që të marrin fitoren ndaj kryesuesve dhe rihapin edhe një herë vallen për vendin e parë. "Nuk ka mbaruar kampionati për ne. Jemi në rrugën e duhur dhe mund të ishim më mirë nëse disa gjëra do i kishim bërë ndryshe. Megjithatë, nuk po i futem kësaj historie, pasi nuk do të doja të kaloja në përsëritje. Ama, ne jemi Apolonia dhe mbase duhet ta risjell në vëmendje frazën e parë që kam thënë kur mora drejtimin e kësaj skuadre: 'Do bëjmë maksimumin dhe do jemi minimalish­t ndër 3 të parat!'. Pra, jemi në pozicion minimal, mos harroni ç'kam thënë!", tha fillimisht numri një i pankinës bardhejesh­ile në deklaratën e dhënë për "Panorama Sport". Ai tregon edhe "recetën" që do të vendosë në zbatim ndaj bardhebluv­e dhe mbi të gjithë rithekson se nuk luajnë për llogari të askujt. "Me Tiranën? Jemi gati. Grintë, besim e lojë të kujdesshme. Ne jemi Apolonia, do luajmë edhe më fort se në Fier. Për vete e jo për llogari të tjetërkujt, këtë e kanë të qartë të gjitha ekipet. Jemi në vazhdën e misionit tonë, të dëshmisë se jemi ekipi më korrekt i kompeticio­nit", përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania