Panorama Sport (Albania)

Keqtrajtoh­et Argjentina

Arbitri nuk akordon minuta shtesë për të shmangur turpin e bardhekalt­ërve

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Le të fillojë Botërori që sot. Kërkesa vjen nga Madridi, ku kombëtarja e Spanjës shkatërron Argjentinë­n 6-1 dhe jep leksione futbolli. Isko frymëzon ekipin që vërshon si "furi" mbi bardhekalt­rit që shohin fantazma dhe nuk dinë të reagojnë. Pa Mesin në fushë, Argjentina duket një ekip i vogël, por ndoshta i vetëm, as ai nuk mund t'ia kishte ndryshuar fatin kësaj ndeshjeje. Humbja për Argjentinë­n është një nga më të thellat e historisë dhe rrezikon të mbetet një njollë e zezë, por mbi të gjitha një shenjë negative për të ardhmen. Spanja i gëzohet këtij momenti dhe kur vendos të shtypë "gazin" në maksimum bëhet e frikshme. Tre gola të Iskos, një i Diego Kostës dhe golat e Alkantarës dhe Aspasit tronditën skuadrën e Sampaolit, që ishte thjesht një fantazmë në fushë dhe numëronte golat. Hera e fundit që kishin pësuar 6 gola ndodhte në vitin 2009 në sfidën kundër Bolivisë. NISJE ME VRULL Ndeshja ishte e bukur dhe me raste. Ndoshta mund të shkonte ndryshe nëse Higuain në minutën e 8- të nuk do të shpërdoron­te një rast të artë vetëm 2 metra nga porta e De Geas. Por, formacioni bardhekalt­ër tronditet vetëm pak minuta më vonë kur Diego Kosta shërbehet mirë nga Asensio dhe vërshon në zonë, duke e dërguar topin në rrjetë. Por, mbrojtja e Argjentinë­s është inekzisten­te edhe në momentin kur Isko gjen hapësirën për të ndëshkuar Kabajeron. Por, amerikano- jugorët shkurtojnë diferencat me Otamendin, i cili thjesht iluzionon skuadrën, duke shënuar golin e parë. Ishte thjesht për statistikë sepse në pjesën e dytë spanjollët janë të pamëshirsh­ëm.

REBELIM

Argjentina nuk ishte kurrë në lojë dhe mbrojtja u shndërrua në një tokë që u pushtua nga sulmi spanjoll. Nga minuta e 52-të deri në minutën e 75- të shënohen edhe 4 gola të tjerë ( Isko 2 gola), Tiago Alkantara dhe Aspas, ndërsa Sampaoli hedh në fushë debutuesin Martinez në vend të Higuainit. Por si të mos mjaftonte kjo, Spanja i shkon pranë golit sërish me Koken dhe Iskon. Në minutat e fundit kishte edhe përplasje mes ekipeve për shkak të ndërhyrjev­e të ashpra të argjentina­sve që e humbën arsyen. Për më tepër, arbitri nuk akordon shtesë. Ajo thjesht do të shtonte vuajtjet e Argjentinë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania