Panorama Sport (Albania)

Itali e fjetur, e shpëton VAR-i

Vardi realizon me dinakëri avantazhin, por Insinje e “kap” në fund me penallti

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Italia po e eksperimen­ton dhe VAR- i duket se përndjek dhe nxjerr të kaltrit nga balta, nga depresioni, sepse është një vendim i marrë falë teknologji­së, ai që u lejon djemve të Luixhi Di Biaxhos të fitojnë një penallti dhe Insinje ta dërgojë në rrjetë. "Axurrët" në këtë mënyrë shmangin humbjen e dytë në tokën e angleze dhe barazojnë 1- 1 ndaj "Tre Luanëve", por sinjale pozitive për të ardhmen edhe një herë tjetër u panë pak, shumë pak, sepse më keq se kaq është e vështirë të bësh.

PAK GARANCI - Italia kthehet në shtëpi me një barazim 1- 1 ( humbi 2- 0 më 23 mars ndaj Argjentinë­s në Mançester), i justifikua­r nga një fundndeshj­e i gjithi në sulm, pasi për pjesën më të madhe të lojës u dominua nga Anglia. Në këtë mënyrë, katër herë kampionët e botës evitojnë rekordin historik të 4 ndeshjeve radhazi pa shënuar gol, në 108 vite histori dhe Di Biaxho, ndoshta, përshëndet pa dalë i mposhtur nga 180 minutat që pati në dispozicio­n (gjithmonë nëse nuk do të konfirmohe­t), por mbi të gjitha, kthimi në Gadishulli­n Apenin do të shmangë një depresion edhe më të madh sesa ai që ofroi mospjesëma­rrja në Botëror. Këto dy miqësore dhanë fare pak garanci për të ardhmen sepse "axurrët", ashtu si me argjentina­sit, konfirmuan kur u luajnë në shpejtësi, sepse lojtarë që të kapin "shigjeta" si Di Maria apo edhe Sterling dje as që u panë.

GOL "PULASH" - Sikur të mos mjaftonin cilësitë e pakta, del në pah edhe përqendrim­i i dobët sepse pas një starti mjaft pozitiv, duke qenë se mesfusha me Pelegrinin, Parolon dhe Zhorzhinjo­n bënin presing deri në zonën e anglezëve, ishte kalimi i minutave që tregoi se kjo Itali nuk ka asgjë nga historia e madhe që ata i ka përndjekur. Kur kombëtarja e Sauthgejt nis të fitojë metra, merr lehtë lojën në dorë dhe madje dhe shpejt edhe avantazhin, duke përfituar nga përgjumja e "axurrëve". Pasi Imobile rikuperohe­t në mënyrë flagrante i vetëm përballë portierit Batland, në të 26-ën, Sterling i vjedh top Parolos dhe niset si një tren. Ylli i Sitit u reziston dy goditjeve nga prapa, fiton faull. Lingard përfiton dhe rinis menjëherë topin, pason për Vardin, ndërsa Parolo e Rugani qëndrojnë të ngrirë përpara tij dhe sulmuesi i Lesterit hyn në zonë dhe shkarkon të djathtën e pakapshme për Donarumën.

BARAZON INSINJE - Në pjesën e dytë sërish vuajtjet janë të mëdha, sepse Sterling është padron i fushës, sidomos kur kthehet prapa për të marrë topin dhe më pas riniset si një lokomotivë për 20 metra me radhë, duke përhapur panik kudo. Fatmirësis­ht, zëvendësim­et e shumta duket sikur frenojnë disi anglezët dhe u japin hov italianëve, që me talentin Kieza fitojnë paparashik­ueshmëri e shpejtësi, aq sa në të 86-ën hyn në zonë

dhe Tarkovski e shkel ashpër në kavilje. Arbitri gjerman Ajtekin kërkon ndihmë e VARit dhe penalltia është e pamundur që të mos akordohet. Dhe ndërsa i shpëtuan disa herë golit të disfatës me Jang e Sterling, Italia e sheh vetën në fund që të barazojë, sepse Insinje

godet saktë dhe "axurrët" festojnë sikur të kenë fituar takimin, diçka që bën përshtypje, duke menduar se brenda pak vitesh, ata janë shndërruar nga një makth për rivalët, në një kundërshta­r gati modest, që tremb shumë pak Europën dhe në botë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania