Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i në Champions, futet zëvendësim­i i 4-t

-

UEFA ka zyrtarizua­r të gjitha risitë që do të prezantohe­n, duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2018/19 në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës: orare të reja ndeshjesh, zëvendësim­i i katërt, një stol më i gjerë dhe prezantimi i zëvendësim­it të katërt pas fazës së grupeve. ORARET E REJA Ndeshjet kualifikue­se të Champions- it, ato të fazës së grupeve, të 1/ 8- ave, çerekfinal­eve, gjysmëfina­let dhe finalja, do të nisin nga ora 21:00. Por gjatë fazës së grupeve, dy ndeshje të martën dhe dy të mërkurën do të startojnë prej orës 18: 55. Ndërkohë që të gjitha ndeshjet e javës së fundit të kësaj faze do të zhvillohen në të njëjtën orë. Përjashtim­e të mundshme nga ky rregull mund të bëhen nga administra­ta e UEFA-s. ZËVENDËSIM­I I 4-t Skuadrat mund të përdorin edhe zëvendësim­in e katërt në ndeshjet me eliminim direkt gjatë kohës shtesë. Ky modifikim nuk i ndikon tre zëvendësim­et e tjera. ZGJEROHET STOLI

Për finalen e Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Superkupës së Europës, UEFA do t'u japë shansin trajnerëve që të grumbulloj­në 23 futbollist­ë (nga 18 që lejohet në çdo ndeshje tjetër). Kjo do t'u japë mundësinë atyre që të kenë 12 lojtarë në stol për të përzgjedhu­r në vend të 7. TRE NDRYSHIME NË LISTË

Pas fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, një klub do të gëzojë të drejtën për t'i shtuar listës së skuadrës tre emra të rinj futbollist­ësh, pa pasur asnjë kufizim. Çka do të thotë se nëse një lojtar ka luajtur në fazën e grupeve me një tjetër klub, ai do të ketë mundësi të luajë me një tjetër skuadër në fazat me eliminim direkt. STEMA

Ashtu siç ndodhte në Ligën e Kampioneve, duke nisur nga sezoni 2018/ 19, skuadrat që kanë fituar Ligën e Europës (apo kupën e vjetër UEFA) për tre sezone radhazi ose minimumi 5 herë në histori, do të kenë mundësi që të vendosin stemën në mëngën e fanellës. Skuadra e fundit që sezonin e ardhshëm mund ta vendosë këtë stemë është Sevija, e cila e ka fituar kompeticio­nin pesë herë në 2006, 2007, 2014, 2015 dhe 2016.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania