Panorama Sport (Albania)

Hg!njen A"#iraj$ n%& rea'i(on #)gar!*hin

/ Peshëngrit­ësi ku A ezi jep vetëm një rezultat

-

Nuk ka shkuar mirë dita për peshëngrit­ësin tonë, Romario Avdiraj, që hapi dhe siparin e garave për shtangistë­t shqiptarë. Pikërisht në Bukuresht, aty ku dje ka nisur konkurrimi­n e saj edhe Shqipëria. Paraqitja e shtangisti­t kuqezi ka lënë shumë për të dëshiruar, teksa ka garuar vetëm në stilin e shkëputjes, ndërsa në atë të shtytjes është tërhequr. Mbasditen e djeshme, në pedanë është ngjitur shtangisti i peshës 62 kilogramë, Avdiraj. Në stilin e shkëputjes, Avdiraj dha vetëm një rezultat, duke ngritur me sukses 110 kilogramë gjatë provës së parë, ndërsa në dy provat e tjera përpjekjet e tij dështuan për të ngritur 115 kilogramë, duke u renditur i teti në këtë stil ose në vendin e fundit. Në stilin e shtytjes, Avdiraj nuk konkurroi fare, duke mos dhënë kështu një rezultat për dygarëshin. Kështu në peshën 62 kilogramë, kampion u shpall gjeorgjian­i Shota Mishvelidz­e që arriti të ngrinte në stilin e 134 kilogramë dhe në shtytje 165 duke triumfuar në dygarësh me 299 kilogramë. Në vendin e dytë u radhit gjeorgjian­i tjetër, Stilian Grozdev, me 293 kilogramë në dygarësh. Tashmë, shpresat për ndonjë medalje kanë mbetur në ditën e sotme, kur për Shqipërinë do të konkurrojn­ë peshëngrit­ësit Briken Calja dhe Arbër Çerçizi, që të dy në peshën 69 kilogramë, ndërkohë që në ditët në vijim në pedanë do të ngjiten edhe dy shtangistë­t që patjetër do të na dhurojnë medalje, Daniel Godelli e Erkand Qerimaj në peshën 77 kilogramë (ditën e enjte) dhe Krenar Shoraj në peshën 85 kilogramë (ditën e premte). Pavarësish­t nga mossuksesi i Avdiajt, Shqipëria pretendon të marrë medalje edhe me disa nga shtangistë­t e saj në këtë Europian. Nuk kanë vonuar as deklaratat e peshëngrit­ësit Daniel Godelli, që para se të udhëtonte drejt Rumanisë, ka theksuar se nuk do të dalë pa medalje në këtë Europian, madje atij i ka mbetur peng një titull botëror, që për të do të luftojë shumë. Kjo për arsyen që nuk mori pjesë në botërorin e fundit që u zhvillua në SHBA për shkak të refuzimit të vizës. Rezultate të mira priten edhe nga shtangisti shkodran Erkand Qerimaj, i cili ishte i treti në Botërorin e SHBA-së, duke sjellë në Shqipëri medaljen e bronztë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania