Panorama Sport (Albania)

Elbasani kampion, Shabani: -injitoze edhe në elitë

-

Pas ndeshjeve të javës së 12-të të zhvilluar gjatë javës së kaluar i ka dhënë fund kampionati i Kategorisë së Parë për femra të Grupit B, me Elbasanin si fituese e këtij eventi kombëtar për këtë kategori.

Vajzat nga Elbasani ia kanë dalë mbanë, duke i mundur të gjitha ekipet konkurrues­e në grupin e tyre. Në 12 ndeshjet e zhvilluara, ato nuk kanë njohur rezultat tjetër veçse fitore. Në fund janë renditur të parat në Grupin B që është një grup në një nivel më të ulët se ai ku janë skuadrat elitare, duke siguruar në këtë mënyrë edhe ngjitjen në Grupin A. Ajo që bie më shumë në sy ka të bëjë me faktin se elbasanase­t nuk kanë pasur asnjë rival gjatë këtij sezoni dhe ia kanë dalë që t'i fitojnë të gjitha takimet. Një nga lojtaret më të mira të skuadrës së Elbasanit, Zhuljeta Shabani, gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", shprehet se: "Skuadra e meritoi ngjitjen, duke dhënë lojëra të bukura dhe përkushtim­i ka qenë maksimal, pasi skuadra e Elbasanit nuk mundet të ishte në këtë nivel e nuk meritonte një gjë të tillë. Ne do ta tregojmë veten edhe në grupin elitar gjatë sezonit të ardhshëm. Normalisht kemi bërë një sezon super sepse ia dolëm të jemi të parët në grup pa asnjë humbje. Të gjitha vajzat kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në fund duke realizuar objektivat. Tani të shohim përpara në sezonin e ardhshëm, ku do të luajmë në një tjetër nivel, por edhe aty dëshirojmë të bëjmë paraqitje të mirë, pavarësish­t se skuadrat kanë cilësi më të mirë se niveli ku ne luajtëm këtë vit", u shpreh për gazetën basketboll­istja Shabani. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania