Panorama Sport (Albania)

Kajoshi në 8-shen më të mirë europiane

Zeneli i dëmtuar në vetull e dorë, nuk ia del

-

Një sukses i padiskutue­shëm i boksierit më të ri të ekipit kuqezi, Arjon Kajoshi, në Kampionati Europian për 22-vjeçarët. Ai ka triumfuar thellësish­t ndaj suedezit Adam Shartoi 5-0. Kjo fitore e bukur e tij e ka kualifikua­r boksierin tonë në tetë ekipet më të mira të Europës. Me shpresa të mëdha për të shkuar edhe më tej, sigurisht që zona finale (gjysmëfina­let dhe finalja), që të çon në fitimin e medaljeve është një ëndërr e tij. Shkodrani Arjon Kajoshi, pasi ka mundur një ditë më parë italianin, tashmë ka fituar edhe në ndeshjen e dytë, teksa mposhti në raundin e dytë suedezin Adam Shartoi, duke fituar me rezultatin 5-0. Ai ka konkurruar në peshën e mesme deri në 75 kilogramë. Ndërsa boksieri tjetër, Krenar Zeneli, nuk mundi të vazhdonte rrugëtimin për në zonën e medaljeve. Ai ka pasur një sërë problemesh prej dëmtimeve gjatë ndeshjes së parë. Boksieri çau vetullën dhe pati probleme në dorën e djathtë. Përpos mundimit të tij maksimal, nuk ia doli të mposhtte gjermanin Hamsat Shadalov. Në këtë mënyrë është shuar edhe një ëndërr e tij. Me sa duket, shkodrani Zeneli rrugëtimin gjatë këtij europiani nuk do të mund ta vazhdojë më tej. Edhe pse u mundua të bënte maksimumin ndaj gjermanit Hamsat Shadalov, nuk mundi t'ia dilte me fitore. Në këtë mënyrë dëshira e tij për ndonjë medalje ka marrë fund pas këtij dueli. I vetmi që synon, tashmë mbetet Arjon Kajoshi. Ai ka arritur të kualifikoh­ej në tetë më të mirët e peshës së mesme deri në 75 kilogramë, ku në turin e dytë do të gjejë një boksier izraelit. Nëse Kajoshi do t'ia dalë mbanë, kjo fitore do ta dërgojë në zonën e finaleve, ku shpresohet edhe ndonjë medalje. Për 21vjeçarin shkodran edhe ky kualifikim është mjaft i rëndësishë­m duke shkuar drejt një suksesi mjaft të madh në historinë e boksit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania