Panorama Sport (Albania)

Drejtori sportiv: Ferrari fitoi me meritë

Mercedesi pranon gabimet në përllogari­tjet e distancës

- Përgatiti: ABDULLA DUSHKU

Arrivabene ka mbe tur mjaft i kënaqur nga rezultati që skuadra e tij Ferrari ka arritur në Melburn, me dy pilotët e Ferrarit që janë ngjitur në podium, por njëkohësis­ht gjatë një deklarimit të tij ka larguar edhe gojët e liga, duke forcuar bindjen se Ferrari fitoi me meritë. "Ka nga ata që flasin shumë, ka nga ata që i bëjnë fakte gjërat. Gara zhvillohet të dielën dhe pikët për të fituar titullin arrihen të dielën dhe ne të dielën ishim më të mirët, ndaj fituam. Ky është një triumf i ekipit, i Ferrarit", deklaroi për mediat Mauricio Arrivabene, drejtori sportiv i makinës italiane. Duke vijuar më tej deklarimin e tij, ai shprehet: "Në një garë edhe makina e sigurisë është pjesë e lojës, ndaj ne përfituam nga prania e saj në pistë për të ndryshuar strategji dhe ia arritëm në sajë të strategjis­ë së re të fitonim garën. Fetel e meritoi fitoren, pasi për më shumë se gjysmën e garës ka qenë përpara, ndërsa Hamiltoni tregoi se ka një makinë të mirë. E pranoj se kemi ende shumë punë përpara, por do të dimë sesi të punojmë dhe të përmirësoh­e- mi", përfundon deklarata e tij.

MERCEDESI - Ndërkohë, te skuadra e Mercedesit është pranuar faji, duke ia postuar llogaritje­ve të gabuara në distancën me Fetel. 3 pyetjet e ngritura nga Luiz Hamilton për skuadrën e tij ishin: Çfarë ndodhi? Përse Fetel është përpara meje? Mos kam gabuar unë? Gjatë komunikimi­t me radio në momentin që Sebastian Fetel me Ferrarin doli para tij pas ndërrimit të gomave. Pyetje legjitime të kampionit të botës, që deri në ato momente po komandonte garën dhe po parashikon­te një fitore të lehtë në Çmimin e Madh të Australisë. Edhe drejtori sportiv i Mercedes, Toto Volf, e ka pranuar llogaritje­n e gabuar të distancës, duke thënë: "Gara nisi mirë, por me një makinë është e vështirë të bësh një strategji të mirë. Pas nesh, Raikonen bëri një ndalesë për gomat dhe ne vendosëm ta mbulonim, duke futur Hamiltonin. Më pas, sistemi na tha se kishim një avantazh të sigurt për të qenë të parët, edhe pse Fetel s'kishte hyrë akoma. Por, nga monitori pamë që sistemi ynë kishte gabuar. Duhet të kuptojmë se përse ndodhi kjo gjë", tha Volf.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania