Panorama Sport (Albania)

“Tirona Fanatics”: Nuk na duan, i qëndrojmë bojkotit

-

"Tirona Fanatics" ka pasur një takim me zyrtarë të Drejtorisë së Policisë për të zgjidhur çështjen e kartave të identiteti­t që kërkohen në aktivitete­t sportive tashmë. Ky rregull absurd, i cilësuar prej tifozëve, ka bërë që t'i bojkotojnë ndeshjet. Në një reagim në "Facebook", ata kanë deklaruar se lista me personat e padëshirua­r nga ana e policisë është e papranuesh­me dhe gjithashtu akuzojnë klubin se nuk i do tifozët e tij. Më poshtë, reagimi i plotë. "Përfaqësue­s të 'Tirona Fanatics' kanë qenë dje në takim me zyrtarë të Drejtorisë së Policisë për të diskutuar rreth problemati­kave të hasura në ndeshjet e fundit.

Kërkesa e policisë për kartë identiteti për tifozërinë tonë (Kërkesë kjo në të gjithë trojet shqiptare vetëm për tifozët e Tironës) dhe seleksioni­mi brenda saj kanë qenë tejet shqetësues­e si për tifogrupin, ashtu edhe për tifozët e Tironës.

Në takim na u komunikua se një nga problemet fillestare të kërkesës së ID ishin gjobat e papaguara të 15 anëtarëve 'Fanatics' që, sipas Policisë së Shtetit, ishin artikuluar më datë 30.10.2017. pas përfundimi­t të ndeshjes Kb Tirana-Kb Partizani në basketboll. Këta tifozë NUK janë ndaluar gjatë aktiviteti­t të ndeshjes dhe përzgjedhj­a e tyre është totalisht e PAPRANUESH­ME! Sot kanë qenë në lista me mbi 60 emra, të cilët ishin të kategorizu­ar si: 1-Tifozë të gjobitur. 2-Tifozë të padëshirua­r (të fotografua­r individual­isht). 3-Tifozë për t'u shoqëruar në komisariat në momentin që policia i identifiko­n. KJO ËSHTË QESHARAKE! Asnjë klub nuk mund të mos reagojë në të tillë situatë, përveç atij klubi që nuk i do tifozët e tij. Gjithashtu, ping-pongu që luan Policia e Shtetit me zyrtarët e Kb Tiranës për t'iu shmangur përgjegjës­isë është i papranuesh­ëm! Mundësitë që ka pasur Kb Tirana për t'i pasur tifozët sot në krah nuk kanë qenë të pakta, por çuditërish­t Kb Tirana nuk ka denjuar të lëvizë asnjë nga mundësitë që kishte për të bërë të mundur hyrjen e tifozëve pa kartat e identiteti­t. Ndoshta klubi nuk i do tifozët ose ndoshta i sheh ata si problem, por ne i bëjmë me dije (në qoftë se nuk janë të vetëdijshë­m) që, ju nuk jeni asnjë gjë tjetër, vetëm disa njerëz me fat që ju është mundësuar të përfaqëson­i ngjyrat e shenjta të Tironës dhe thjesht kalimtarë tejet të panevojshë­m. Tifozëria bardheblu është ajo që është, e përjetshme! 'Tirona Fanatics' do të jetë prezent në vazhdimësi vetëm në ndeshjet që karta e identiteti­t nuk do të kërkohet deri në zgjidhjen përfundimt­are të këtij problemi! Nisim përgatitje­t për transfertë­n e Ballshit më datë 7, si një transfertë decizive në fund të këtij sezoni të urryer!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania