Panorama Sport (Albania)

Shkarkohet Kapelo, histori "flop" e kontratash të arta

-

Polemika, zënka, por edhe shumë, shumë para. Karriera në pankinë e Fabio Kapelos është pasuruar nga një tjetër kapitull i karakteriz­uar nga turbullira e rezultate jo shumë të kënaqshme, por gjithmonë me një përcaktues: i zakonshmi "grusht" parash, që nuk kurrë nuk ka munguar. Nga shkarkimi në Spanjë te Reali në vitin 2007 (me një dalje të papritur nga skena pasi kishte ndarë në dysh ambientin "merengue"), e deri te ndarja traumatike me Jiangsu-në që u formalizua ditën e djeshme: parabola e Don Fabios në 12 vitet e fundit është e përbërë nga lamtumira të parakohshm­e, që gjithmonë janë shoqëruar nga çeqe që kanë pasuruar llogarinë në bankë të trajnerit. MADRID - Parabola në zbritje e Kapelos nis në të vërtetë në një periudhë kur pritshmëri­të ishin të tjera. Po, sepse kur u rikthye për herë të dytë në Madrid në vitin 2016, trajneri italian fitoi titullin e dytë personal në La Liga, duke mposhtur Majorkën në javën e fundit pas një dueli të ngjeshur me Barcelonën: do jetë, në fakt, edhe gëzimi i fundit në Spanjë, një moment i bukur që u pasua nga shkarkimi ( pas jo pak polemikash: linte jashtë skuadre lojtarë të kalibrit të Ronaldos e Bekhamit). Kapelo largohet nga Madridi duke "përplasur derën" e duke shtuar trofeun e fundit në vitrinën personale, të ndërtuar nga 5 kampionate, 4 Superkupa, 1 Ligë Kampionësh, 1 Superkupë Europe e 2 Liga mes Milanit, Juves, Romës e Realit. URA "TË ARTA" - Nga ai moment nis një fazë e karakteriz­uar nga paga "faranike" dhe lamtumira traumatike. Fillimisht pankina e Anglisë, ku u ul janarin e 2018-ës në këmbim të një page të barabartë me 6 milionë sterlina në sezon për katër vite. Pasi kualifikoi britanikët në Botërorin 2010 dhe Euro 2012, u largua pas vendimit të FA për t'i hequr Xhon Territ shiritin e kapitenit. Në pak kohë arrin akordin për të drejtuar kombëtaren ruse (7,8 mln euro në sezon). Jo vetëm: pas kualifikim­it në Botërorin brazilian, Don Fabio firmosi edhe rinovimin me rritje page dhe një klauzolë 25 milionëshe në rast shkarkimi. Dje "divorci" i fundit, ai me Jiangsu-në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania