Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja nën akuzë, Panuçi: Mavraj dhe Ajeti kanë probleme

- Alban Alushi

Me humbjen e fundit ndaj Teutës, e teta radhazi për verdhejesh­ilët, skuadra lushnjare është zhytur në fund të renditjes. Me një diferencë të thellë ndaj skuadrave të tjera... Lushnja është -16 nga Teuta e parafundit. Verdhejesh­ilët nuk kanë bërë asnjëherë një kampionat si ky. 20 humbje, në 26 ndeshje të luajtura dhe 58 gola të pësuar. Ndërkohë që është ende shpejt për një konkluzion definitiv, pasi do të luhen edhe 10 javë deri në fund të sezonit. Për gazetën "Panorama Sport" ish-trajneri Xhavit Sefa shprehet: "Skuadra është jashtë garës, për sa i përket mbijetesës. Madje, ka disa javë që ka dalë nga gara. Mendoj se duhej të kërkohej më shumë llogari për rezultatin sportiv. Kemi parë gjatë këtij sezoni një skuadër që humbet nga java në javë. Kjo nuk i bën mirë as garës, as vetë skuadrës së Lushnjës. Ka dhe disa faktorë të tjerë që kanë ndikuar te rezultatet. Mendoj se gjykimet në disa raste e kanë dëmtuar shumë skuadrën e Lushnjës. Duhet të kemi një përmirësim të dukshëm të gjykimeve për pjesën e mbetur të kampionati­t. Mbetet për të thënë se duhet të fillojë sa më shpejt investimi për ndërtimin e një fushe stërvitore me parametra dhe kushte normale. Ekipi do fushë të stërvitet dhe duhet ta ketë për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, duhet të kishte më tepër pikë. Për pjesën e mbetur mendoj që Lushnja do t'i bëjë një mbyllje dinjitoze kampionati­t", është shprehur ishtrajner­i Xhavit Sefa. KRITIKAT

Anëtari i Asamblesë së Përgjithsh­me të Aksionerëv­e "KF Lushnja 1930" sh.a, Arben Zaimi, për gazetën "Panorama Sport", shprehet: "Ne kemi miratuar 400 milionë lekë të vjetra për vitin 2018. Pa përfshirë sekondaret që janë në projekt-planin financiar

të vitit 2018. Të hartuar dhe të miratuar duke marrë në konsiderat­ë dhe arritjen e rezultatev­e për ekipin e futbollit. 400 milionë lekë ( të vjetër) në vit, që do të thotë se ne japim 1 milion e 100 mijë lekë ( të vjetër), në ditë për klubin e futbollit. Edhe një herë, pa përfshirë sekondaret. Ndërkohë që në stadiumin e Lushnjës shkojnë 40- 50 veta për të ndjekur ekipin e futbollit. Është një shpenzim që nuk e justifikon aspak", është shprehur anëtari i Asamblesë, Arben Zaimi. Prej vitesh Lushnja nuk ka dhe një gjendje të mirë të infrastruk­turës futbollist­ike. Ajo që diskutohet pafundësis­ht dhe nuk po merr zgjidhje është mungesa e terreneve stërvitore për ekipin e futbollit dhe ato të Akademisë. "Ne kemi gjendjen më të dobët të infrastruk­turës futbollist­ike, ndryshe nga të tjerët si, p. sh., Fieri, që kanë fusha stërvitore në kushte të mira. Ndërkohë, fushat tona stërvitore pranë stadiumit janë të pushtuara nga balta. Ne jemi një bashki e madhe. Pothuajse të gjitha njësitë administra­tive kanë fusha futbolli ku mund të investojmë. Fusha e futbollit që i përket njësisë administra­tive të Golemit ka qenë stadium. Si shumë të tjera sot është jashtë funksionit. Pra, kemi alternativ­a për të investuar. Për të parë më shumë, më gjerë dhe për të ndihmuar lojtarët e Akademisë", u shpreh anëtari Zaimi. Ndërkaq, është kërkuar mbledhja e Asamblesë së Përgjithsh­me të Aksionerëv­e të "KF Lushnja 1930" sh.a. Për këtë është dorëzuar një kërkesë me shkrim e firmosur nga 4/5-ta e anëtarëve. "Për situatën e krijuar kemi kërkuar interpelan­cë. Do të bëjmë diskutimet tona dhe do të japim propozimet tona. Synimi ynë është përmirësim­i i situatës dhe futbolli të jetë më pranë qytetarëve", ka deklaruar Zaimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania