Panorama Sport (Albania)

Tirana si tank, “shuplakë” Apolonisë për Superioren

Ze Maria, sinjale Halilit për rinovimin: Ja kush e vendos

- ADELA MERKO

Tirana hedh një hap të madh drejt Superi ores. Një fitore ndaj Apolonisë i jep qetësinë e nevojshme, ndërsa tani e sheh veten +7 nga Bylisi. Nuk pritej kaq e lehtë, por e kundërta ngjau. Edhe pse përballë kishin një ekip që ka dëshmuar forcë për javë të tëra dhe mbi të gjitha luanin pa Likën, Sentamunë dhe Ngoonë, kryeqyteta­sit bënë detyrën. Dhe nuk ishte një fitore çfarëdo, por me 5 "yje". Abibi mbuloi më së miri portën, ndërsa Greca me Muçin dhanë siguri në sulm. Më shumë se kaq, as vetë Ze Maria nuk priste. Për të "vulosur" suksesin e 17-të sezonal mendoi Karabeci.

PJESA E PARË - Tirana shfaqet e vendosur mirë në fushë dhe krijon rrezik që në start me Kërçikun, që has rezistencë­n e traut. E megjithatë nuk kalojnë shumë minuta dhe bardheblut­ë gjejnë avantazhin me anë të Grecës, që nuk i mbeti shumë për të bërë në të 6-ën pas atij veprimi dhe shërbimi perfekt të Asion Dajës. Presingu i vendësve shtohet dhe Hoxhallari mund të ofronte siguri në të 16-ën nëse manovra e tij, gati perfekte në zonë, nuk do të zhbëhej nga ajo gjuajtje pa kurrfarë shënjestre. Megjithatë, mendon sërish Daja që të bëjë njeriun- asist. Në të 23- ën, mesfushori bën një veprim plot finesë dhe kthen topin te 17-vjeçari që ndodhej i pambuluar te pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi tregohet i ftohtë dhe me të djathtën çon shifrat në 2-0. Apolonia zgjohet dhe shikon më shpesh nga porta e mbrojtur nga Alsio Abibi, i cili "bllokon" Dimon në të 24-ën. E njëjta gjë u përsërit edhe në të 45-ën, kur një kombinim mes Sotës dhe Dimos i jep shansin kapitenit që të ngushtojë shifrat, por ndërhyrja e portierit nderon bardheblut­ë në fundin e pjesës së parë.

PJESA E DYTË - Loja rinis me gol për Tiranën. Në të 48ën, Greca i jep një top perfekt Muçit, i cili e shtyn topin me të djathtën dhe çon shifrat në 30. Kjo ishte dita e të riut, i cili dëshmoi se e njeh mirë portën kundërshta­re. Edhe Halili kishte shansin e artë që të shënonte, por Broshka i mohoi golin në të 62-ën. Minutat pasuese janë të qeta, e megjithatë në të 72- ën Tirana rimerr "frenat" e lojës. Bishaj kombinohet me Grecën, por Çako tregohet më i shpejtë dhe i heq shansin sulmuesit bardheblut­ë që të shënojë. Kur afrohet çerekorësh­i i fundit i krejt ndeshjes, ka vend edhe për 3 gola. Në të 78-ën, një vendosje e gabuar e mbrojtjes mike dhe, mbi të gjitha, dalja e portierit i japin mundësinë Karabecit që, me një gjuajtje në dukje pa shumë pretendime, të siglojë "pokerin". Kundërpërg­jigjet Dimo nga ana tjetër me një predhë në kufijtë e zonës, por ky gol ishte vetëm për nder. Bardheblut­ë nuk dinë të ndalen dhe në të parën minutë shtesë nga 3 që u dhanë, i japin "shuplakën" Apolonisë. Çelhaka harkoi një top për Grecën, i cili manovron bukur mes dy mbrojtësve miq dhe me një parabël kalon portierin Çako. Edhe pse Sota mundohet që ta largojë, vetëm sa e "zhyt" topin në rrjetë dhe vulos shifrat në 5-1.

 ??  ??
 ??  ?? Bardheblut­ë duke festuar njërin nga golat
Bardheblut­ë duke festuar njërin nga golat
 ??  ?? Refik Halili nuk mungon kurrë në tribunë, por përkrah tij dje ishte edhe Koço Kokëdhima. Presidenti i Apolonisë, për të parën herë në këtë sezon, ka menduar që ta ndjekë nga afër ekipin e tij.
Refik Halili nuk mungon kurrë në tribunë, por përkrah tij dje ishte edhe Koço Kokëdhima. Presidenti i Apolonisë, për të parën herë në këtë sezon, ka menduar që ta ndjekë nga afër ekipin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania