Panorama Sport (Albania)

Trajneri, Klop i ofrohet Bajernit për stolin

Kandidati kryesor për momentin është Hasenhytel i Lajpcigut

-

Në shtëpinë e Bajer nit flitet vetëm për çështjen e trajnerit. Jup Hejnkes ka deklaruar me kohë largimin e tij nga klubi në fund të sezonit. Me gjithë përpjekjet e drejtuesve për ta bindur 72-vjeçarin të qëndrojë të paktën dhe për një sezon në Mynih, ai ka dhënë jo-në përfundimt­are. Javën e kaluar, "Kicker" zbuloi marrëveshj­en e Tuhelit me klubin e Arsenalit, dhe pse asgjë zyrtare. Ish-trajneri i Dortmundit duket se do të marrë drejtimin e "Topçinjve" që duket se do të ndahen nga trajneri i tyre, Arsen Venger. Francezi që ka nga viti 1996 drejtimin e klubit londinez duket se do të divorcohet nga ata. Rezultatet e dobëta dhe mungesa e trofeve i kanë ardhur në majë të hundës tifozëve dhe drejtuesve anglezë. Ndërkohë, në Mynih janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësue­s të Hejnkesit. "Bildsport" ka zbuluar një prapaskenë interesant­e, ku shkruan se ishin disa nga lojtarët më të rëndësishë­m të Bajernit, ata që nuk kanë dashur ardhjen e Tomas Tuhelit në krye të pankinës bavareze. Arsyeja mbetet e paqartë, por me sa duket Mylerit dhe Levandovsk­it me shokë nuk kanë preferuar që ai të vijojë në Mynih. Kjo shpjegon dhe vonesën e qëllimshme të negociatav­e të Hënesin me ish-trajnerin e Borusias. Jurgen KlopNdërko­hë, nga Anglia menaxheri i Klopit ka folur për "Daily Mail", duke mos përjashtua­r mundësinë e ardhjes në Mynih të klientit të tij. "Mendoj që puna këtu në "Anfield" nuk ka mbaruar akoma për Klopin edhe pse atij nuk i pëlqen klima në ishull. Gjithashtu dhe ndeshjet që luhen në dimër. Klienti ka një kontratë deri në vitin 2022 me Liverpolin, por mundësia që ai të largohet përpara ekziston", u shpreh menaxheri.

HASENHYTEL- Me Tuhelin të fshirë nga lista, kandidati kryesor për momentin është

Hasenhytel, trajneri aktual i Lajpcigut. Austriaku nuk ka rinovuar me skuadrën dhe kontrata i përfundon në vitin 2019. 50-vjeçari shihet si ideali për të drejtuar skuadrën bavareze. Ish-lojtari i Bajernit, Lotar Mateus, deklaroi para disa kohësh se: "Në qoftë se Bajerni kërkon

një trajner që flet mirë gjermanish­t, atëherë Hasenhytel është i duhuri. Ai ka shumë eksperienc­ë dhe me Lajpcigun ai ka bërë një sezon shumë të mirë, vjet dhe sivjet". Gjithsesi në listën e trajnerëve të mundshëm janë dhe Niko Kovaç i Frankfurti­t dhe Julian Nagelsman i

Hofenhajmi­t. Të dy shumë të rinjë moshë, por gjithashtu premtues. Bajerni duhet të nxitojë të bëjë zgjedhjen e tij, dhe pse në një periudhë delikate në Champions dhe në Kupën e Gjermanisë. Hënes dhe Rumenige kanë në dorë të ardhmen e skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania