Panorama Sport (Albania)

Lacios i vjedhin 2 milionë euro me e-mail fals

Një person në Holandë kishte kopjuar adresën e e-mailit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një shaka 2 milionë euroshe. Ose më mirë një mashtrim që vlen 2 milionë euro. Dhe "viktima" është skuadra e Lacios dhe presidenti Klaudio Lotito. Gjithçka i referohet tratativës për transferim­in e mbrojtësit Stefan De Vraj nga Fejnordi në kryeqyteti­n italian në verën e vitit 2014. Në atë kohë, një transferim i tillë u konsiderua si një nga goditjet më të mëdha që bëri Igli Tare në merkato.

Mashtrimi- Sipas lajmit të publikuar nga "Il Tempo", një "hacker" ka krijuar një e-mail fals të njëjtë me atë të Fejnordit dhe ka komunikuar në momentet e fundit të tratativës me drejtuesit e Lacios, duke u dërguar atyre një numër llogarie bankare, ku duhet të depozitohe­shin 2 milionë euro. Në total, Igli Tare e arriti marrëveshj­en për 8.5 milionë euro dhe Lacio duhet të paguante për kartonin e lojtarit. Nga llogaritje­t e bëra rezultonte se në arkat e klubit holandez nuk kishin mbërritur 2 milionë euro dhe duket se arsyeja është ndërhyrja e piratëve. Në fazën përfundimt­are të përfundimi­t të marrëveshj­es, Lacio bëri depozitën në disa këste, por ai i fundit ishte bërë në një llogari që nuk përkonte me atë zyrtaren e Fejnordit. Llogaria bankare ishte e një të panjohuri, i cili kishte ndërhyrë në rrjet dhe në komunikimi­n mes dy skuadrave duke bërë që të vidhte në njëfarë mënyre 2 milionë euro nga skuadra italiane. Deri tani është zbuluar se ky person jeton në Holandë, por ende nuk është identifiku­ar. Megjithatë, hetimi duket se ka arritur në fazën përfundimt­are dhe organet po punojnë për zbardhen e kësaj ngjarjeje.

Interi - Zbulimi përfundimt­ar i mashtrimit të bërë në

këtë histori do të qetësonte pak Lacion që këtë verë do ta humbasë mbrojtësin De Vraj dhe nuk do të përfitojë asnjë milion euro. Atij i përfundon kontrata dhe nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Taren për ta rinovuar, ndërsa mediat bëjnë me dije se ka arritur marrëveshj­en

me skuadrën e Interit. Zikaltrit kanë nisur një revolucion të heshtur dhe po tentojnë lojtarët, të cilëve u përfundon kontrata. Mes tyre edhe Azamoah duket se është drejt transferim­it në Milano. Objektivi aktual është Bernard i Shahtjorit, por fillimisht zikaltrit

duhet të gjejnë personin, të cilit do t'i besohet roli i drejtorit teknik, pas largimit të Sabatinit. Skuadra gjithashtu ka hedhur vështrimin edhe nga Lajpcigu ku do të tentohet transferim­i i sulmuesit Forsberg, i cili ishte një nga zbulimet në sezonin që lamë pas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania