Panorama Sport (Albania)

Briken Calja kampion Europe, shpresa e madhe për nderin e shtangës

Medalje e artë në shkëputje, shtytje dhe në dygarësh

- JETON STAMOLLA

Nuk duam të dorëzohemi! Briken Calja dhuron mrekullinë e radhës, duke u shpallur kampion Europe në stilin e shtytjes dhe atë të shkëputjes, njëkohësis­ht edhe në dygarësh dhe meriton të varë në qafë tri medalje të arta për Shqipërinë. Pas skandaleve dhe plagëve të mëdha që hapën çështjet Romela Begaj dhe së fundmit edhe Evangjeli Veli, të cilat rezultuan pozitive në testet antidoping, Briken Calja është shpresa e madhe, ndoshta edhe e fundit për të fshirë baltën me të cilën është mbuluar sporti më elitar i kombit tonë në periudhën e fundit. Kjo është mundësia e duhur se Shqipëria prodhon talente dhe "luftëtarë" që dinë të luftojnë përtej dopingut dhe të fitojnë mbi të gjitha mes sakrificav­e të shumta, që shumë prej konkurrent­ëve kontinenta­lë e botërorë as mund t'i imagjinojn­ë në makthet e tyre më të frikshme. Mbi të gjitha, 28- vjeçari mban premtimin për medalje në këtë turne prestigjio­z, por tani të gjithë kryqëzojnë gishtat, që gjithçka të jetë e kristaltë dhe e pastër, si talenti i Briken Caljes.

CALJA MBULOHET ME AR - Peshëngrit­ësi nga Elbasani pushtoi pedanën e Bukureshti­t (Rumani), pedanën e kampionati­t të Europës, në kategorinë 69 kilogramë. Briken Calja vë të gjithë kundërshta­rët në rresht, duke treguar një teknikë fantastike në stilin e shkëputjes, ku realizon të tria provat me sukses dhe frikëson kundërshta­rët e tij. Në tentativën e parë ai ngriti 141 kilogramë, në të dytën 143 dhe me 146 kilogramë në të tretën mjafton për të varur në qafë medaljen e parë të artë. Edhe në stilin e shtytjes, shtangisti nga Shtërmeni dukej favorit, të paktën duke parë edhe peshat që kishte përllogari­tur të ngrinte. Calja e nisi garën me 171 kilogramë, duke e kaluar pozitivish­t provën e parë, ndërsa në të dytën me 175 kilogramë të programuar, ai përhapi jo pak panik, teksa pas disa sekondash me shtangën mbi gjoks, në tentativën për ta shtyrë lart tregon shenja dhimbjeje në ije. Kur u duk se gara e tij do të përfundont­e këtu, Calja mbledh forcat, lufton me dhimbjen dhe me gjithçka tjetër kërkonte ta mposhtë, por realizon edhe garën e tretë, sërish me 175 kilogramë dhe kaq mjafton edhe për medaljen e artë edhe në shtytje, respektivi­sht kampion Europe në dygarësh (321 kilogramë gjithsej) dhe festa mund të fillojë, ndonëse ai me të zbritur nga pedana, mbahet në krahë nga stafi i tij, si rrjedhojë e dhimbjeve të forta. Por shpresojmë dhe besojmë se ato ia kanë vlejtur...

 ??  ?? Gudar Beqiraj: Beqiraj: Pa frikë frikë për për dopingun, dopingun, u u tregua tregua hero hero Briken Calja dhe trajneri i tij, Sokol Bishanaku, dje pas triumfit
Gudar Beqiraj: Beqiraj: Pa frikë frikë për për dopingun, dopingun, u u tregua tregua hero hero Briken Calja dhe trajneri i tij, Sokol Bishanaku, dje pas triumfit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania