Panorama Sport (Albania)

Malota në arrati, në hall mbrojtja e Vllaznisë

Gjoka ka dilema për formacioni­n, Ardit Krymi mban peng mbrojtjen dhe mesfushën

- ADMIR URUÇI

Renato Malota do të jetë një tjetër mung esë e sigurt për Vllazninë edhe në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t. Lojtari që pritej të ishte i gatshëm për këtë sfidë dhe të kalonte problemet me ligjin me të cilat u përball dy javë më parë, mësohet se nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gjoka. Ai u prit që të ishte gjatë ditëve të para të kësaj jave në proceset stërvitore, por nga sa mësohet situata e lojtarit është më e komplikuar nga sa mund të mendohet. Nga sa dihet për Malotën, ka pasur një urdhër arresti dhe lojtari nuk është paraqitur fare në polici, duke i shtuar problemet vetes. Mbrojtësi është ende një person në kërkim dhe në kushte të tilla nuk ka sesi të paraqitet në stërvitje, pasi ndaj tij nuk është dhënë asnjë masë tjetër lehtësuese nga organet e drejtësisë. Interesimi i drejtuesve mësohet të ketë qenë i vazhdueshë­m që lojtari t'i jepte zgjidhje të shpejtë çështjes së tij. Po me sa duket, vetëm dje kanë marrë

një përgjigje jo pozitive që lojtari nuk do të jetë pjesë e skuadrës të paktën edhe për këtë takim. Në këto kushte, stafi teknik do të bëjë llogaritë pa lojtarin. Kjo është mungesa e katërt e sigurt për teknikun Gjoka në këtë sfidë tejet delikate. Tre të tjerat janë për shkak të kartonëve. Sukaj pas kartonit të kuq të marrë në takimin me Kukësin e po ashtu Gocaj e Mersini pas plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. FORMACIONI

Gjatë gjithë kësaj jave tekniku Gjoka po skicon formacioni­n anti- Skënderbe, duke bërë të mundur që në fushë të jenë 11- tëshi më i mirë për momentin. Problemi më i madh e më shqetësues mbetet mbrojtja. Reparti difensiv ka vetëm një nga katër lojtarët që kanë luajtur përgjatë gjithë kësaj kohe. Kjo

ia bën të vështirë detyrën teknikun për të vendosur. Gjithsesi nga sa mësohet trajneri Gjoka është i pavendosur nëse në qendër të prapavijës do të aktivizojë Orelesin apo Pjeshkën. Një gjë e tillë do të jetë e kushtëzuar nga gjendja shëndetëso­re e mesfushori­t Ardit Krymi. Nëse Krymi do të jetë plotësisht i gatshëm, atëherë Orelesi do të jetë në qendër të mbrojtjes dhe nga e djathta do të jetë Pjeshka. Në rast të kundërt, atëherë Pjeshka do të jetë në qendër e Orelesi në

qendër të mesfushës. Në krahun e mbrojtjes pritet që të jenë Pjeshka nga e djathta dhe Marku nga e majta. Por, nëse Pjeshka do të jetë në qendër të mbrojtjes, atëherë në krahun e djathtë do të vendoset Gurishta. Në mesin e fushës pikëpyetja mbetet Krymi, pasi katërshja tjetër e përbërë nga Çinari, Lika në krahë e Tafili e Vucaj në qendër janë të gatshëm për këtë sfidë. Sulmi në këtë takim do t'i besohet Ribajt që do të zërë vendin e Sukajt në majë të këtij reparti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania