Panorama Sport (Albania)

Berisha pa doreza: Strakosha bëri mirë

“Nuk qarkulloni­m topin, vuajtëm fizikisht. Test për Skocinë”

- OLSI TUJANI

Gjatë kualifikue­seve që na çuan në Europian, Etrit Berisha ka treguar në jo pak herë se ka qenë një nga shtyllat e Kombëtares. Veprimet e tij në fushë, pritjet dhe ndërhyrjet që ka bërë, e kanë shpëtuar katërkëndë­shin kuqezi nga një sërë rreziqesh për gol. Megjithatë, një gardian me cilësitë e Strakoshës është tashmë pretendent gjithashtu për postin e titullarit në Kombëtare. Ndaj Norvegjisë, Etrit Berisha ishte lënë pushim nga trajneri Panuçi, për t'i dhënë një shans numrit një të portës së Lacios. Gjatë javës, gardiani i Atalantës ka pasur edhe një shqetësim muskulor, por ka qëndruar deri ditën e ndeshjes me skuadrën përfaqësue­se dhe në fund të ndeshjes së humbur, për "Panorama Sport", ka treguar rreth miqësores së zhvilluar, testeve të kryera dhe rrotacioni­t me Strakoshën.

MIQËSORJA - "Kemi pasur përballë një skuadër që ishte shumë mirë, sidomos fizikisht, dhe e përdori këtë gjë si një armë shumë të mirë të sajën. Kurse ne kishim shumë vështirësi që ta qarkulloni­m topin dhe të krijonim sulme për gol. Ndoshta pak se edhe fusha nuk ishte aq e mirë. Gjithsesi, mendoj se Norvegjia ka luajtur një lojë të mirë".

TESTET - Ndaj Norvegjisë, trajneri kishte zgjedhur për të testuar disa gjëra njëherësh. "Sigurisht që do të mësojmë gjëra të reja gjithmonë nëse përballemi

me ekipe si Norvegjia. Mund të themi që edhe Skocia do të jetë pak a shumë si këta, që luajnë shumë fizikisht dhe ishte një test i mirë për të parë pak a shumë se si jemi në raport me skuadra të tilla që janë mirë këtë aspekt, pra, atë fizik".

RROTACIONI - Askush nuk e pranon me dëshirë stolin dhe Berisha nuk ka sesi të përbëjë diferencë, gjë të cilën e shpreh. Megjithatë, në deklaratën e dhënë për gazetën, gardiani i Atalantës kompliment­on Strakoshën për atë që ka bërë gjatë miqësores. "Rrotacioni? Për mua, rëndësi ka që ekipi të paraqitet mirë. Sigurisht, që më mirë është të jem në fushë, por prapësepra­pë, Thomasi bëri shumë mirë dhe më mbeti pak peng që nuk fituam. Gjithsesi, është vetëm një ndeshje miqësore", ka deklaruar Etrit Berisha për "Panorama Sport".

 ??  ?? Mërgim Mavraj, gjatë një dyluftimi në miqësoren kundër Norvegjisë
Mërgim Mavraj, gjatë një dyluftimi në miqësoren kundër Norvegjisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania