Panorama Sport (Albania)

Panuçi e nis si Brigel, në 6 ndeshje askush si De Biazi

Statistika­t/ Starti i trajnerëve të huaj të Kombëtares

-

Në erën "Duka" në drejtimin e FSHF-së, trajnerët e huaj kanë qenë të shumtë në krye të përfaqësue­ses. Më saktë, kanë qenë të gjithë të tillë dhe në numër, Panuçi është i nënti nga stafeta e nisur prej Dosenës. Mirëpo, Dosena, Slavko Kovaçiç dhe Mustedanag­iç kanë qëndruar fare pak në drejtim. Për këtë arsye, "Panorama Sport" ka marrë në konsiderat­ë startin e 6 trajnerëve të huaj, duke krahasuar 6 ndeshjet e para në krye të Kombëtares. PËRSËRITËS­I PANUÇI - Fitoret janë ato që vlejnë dhe Panuçi ka vetëm dy të tilla në gjashtë takimet e para. Me një golavarazh negativ (-2) falë gjashtë të shënuarve dhe tetë të pësuarve, italiani ka triumfuar me Lihtenshte­jnin dhe Turqinë, ka barazuar ndaj Maqedonisë dhe ka regjistrua­r tri humbje (Spanjë, Itali dhe Norvegji). Me këtë start, në krye të kuqezinjve është prezantuar edhe gjermani Hans-Peter Brigel. Diferenca e këtij të fundit me Panuçin është golavarazh­i, pasi kuqezinjtë e drejtuar nga Brigel kanë shënuar 11 dhe pësuar tetë. Me tri humbje ka startuar edhe Oto Bariç, i cili ka marrë vetëm një fitore dhe dy barazime në gjashtë të parat. Gjithashtu, golavarazh­i negativ (-1), gjashtë të shënuar dhe shtatë të pësuar. DY HUMBJE - Ari Han dhe Josip Kuzhe kanë startuar me nga dy humbje. I pari, me ndarje të barabartë: 2 fitore, 2 barazime dhe dy humbje me golavarazh­in 5-3. I ndjeri Kuzhe startoi në krye të Shqipërisë me një fitore, 3 barazime dhe dy humbje, si dhe golavarazh­in pozitiv, 10-9. ASKUSH SI DE BIAZI - Jo për kualifikim­in në Europian, por për startin, Xhani De Biazi është i vetmi që ka marrë 3 fitore në nisje, shoqëruar me një barazim dhe dy humbje. Golavarazh­i pozitiv, me shtatë të shënuar dhe një më pak në listën e të pësuarve. Pjesa tjetër e drejtimit të tij të kuqezinjve është histori…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania