Panorama Sport (Albania)

Gati 80 mln € për Hysajn, Arsenali tundon Napolin

Presidenti kërkon rinovimin dhe klauzolë 100 milionë €

- OLSI TUJANI

Në miqësoren me Norvegjinë doli i dëmtuar nga fusha, por dje është stërvitur plotësisht me Napolin, duke shuar çdo dyshim për mungesë dhe lëndim të rëndë të gjurit. Elseid Hysaj është edhe një herë tjetër në listën e dëshirave për skuadrat e mëdha europiane. Së fundmi, mbi shqiptarin është krijuar një aks Napoli-Londër, me "Topçinjtë" të gatshëm për të bërë një çmenduri në merkato që të kenë shërbimet e shqiptarit. Mirëpo, në Itali, kreu i napolitanë­ve është duke nxituar me një kundërpërg­jigje dhe vetë menaxheri i futbollist­it duket se ka ngrirë gjithçka rreth transferim­it të Hysajt.

OFERTA - Ka qenë "The Mirror" që ka bërë me dije se Arsenal ka parakaluar gjithkënd në garë për shërbimet e shqiptarit. Elseid Hysaj është një synim edhe për Mançester Junajtid dhe "Topçinjtë", bëhet me dije, kanë përgatitur një ofertë që mund të jetë deri në 80 milionë euro. Mirëpo, në Napoli po përgatisin kundërpërg­jigjen.

RINOVIMI -

Mario Xhufredi,

menaxheri i lojtarit shqiptar, njihet si një tifoz napolitan dhe është një prej atyre që kanë bashkëpuni­m të ngushtë me presidenti­n Aurelio De Laurentis. Përfaqësue­si i shqiptarit, nisur nga interesime­t në adresë të Hysajt, ka ngrirë bisedimet dhe

është në pritje të lëvizjes së Napolit. I blerë nga Empoli me vetëm 5 milionë euro, Napoli, pasi rinovoi me mbrojtësin e djathtë, nënshkroi një kontratë dhjetëfish më të lartë: 50 milionë euro. Kreu i klubit napolitan kërkon tashmë një rinovim për Hysajn:

Është gati të përmirësoj­ë ndjeshëm parametrat financiarë të pagesës së tij dhe që vlera e klauzolës të dyfishohet deri në 100 milionë euro. Mbetet për t'u parë se cili do të jetë akordi mes menaxherit të shqiptarit dhe klubit napolitan në ditët në vijim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania