Panorama Sport (Albania)

Ndryshon Partizani, Abdurrahim­i titullar

Luhet me tre sulmues të deklaruar, duhet fitore me Kamzën

- ARMAND HALILI

Nga dje, Partizani ka ndezur "motorët" dhe të gjitha energjitë janë përqendrua­r te takimi i radhës ndaj Kamzës. Edhe pse është ende herët për të provuar formacioni­n, pasi ndeshja do të luhet të dielën, në stërvitjen e djeshme trajneri Dalipi ka krijuar një ide për formacioni­n që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Një ndryshim që ka rënë në sy, ishte vendosja e sulmuesit të ardhur në merkaton e janarit, Besart Abdurrahim­i, në vijën e parë të sulmit që nga minuta e parë, gjë e cila nuk kishte ndodhur deri në këto momente. Abdurrahim­i ka zënë kështu vendin e Bardhit, që ka luajtur si sulmuesi i parë në skuadër. Por, nuk dihet nëse dje Dalipi ka bërë një zgjedhje të tillë, për shkak se Bardhi është kthyer nga Sllovakia ku ishte i grumbullua­r më Shpresat. Por, nuk përjashtoh­et mundësia që Abdurrahim­i të jetë titullar, duke parë eksperienc­ën dhe vlerësimin që ka marrë nga stafi teknik në momentin që është afruar te Partizani. Arsyeja përse ai nuk ishte aktivizuar në këto momente, kishte të bënte me rifitimin e formës optimale, të cilën duket se ka marrë dhe është gati për të qenë titullar. Por, një ide më të qartë në lidhje me formacioni­n në pjesën e sulmit do të ketë gjatë seancës stërvitore të së premtes.

RRESHTIMI - Prapavija e të kuqve në këtë ndeshje nuk pritet të ndryshojë. Hoxha në portë dhe para tij në qendër pritet të jenë Gojkoviviç dhe Belica, ndërsa nga krahët Ibrahimi dhe Kotobelli. Në mesfushë do të jenë të vendosur tre futbollist­ë, ku Trashi dhe Batha kanë të sigurt formacioni­n, ndërsa Esat Mala do u bashkëngji­tet. Mesfushori ka arritur të fitojë "duelin" me Telushin që është rikthyer pas formacioni­t dhe kjo ndeshje do të jetë një provë për të bindur trajnerin Dalipi për të

ardhmen, edhe pse deri më tani Mala ka bërë paraqitje shumë të mira. Në sulm nuk do të ketë dyshime sa u takon dy emrave, ku Asani dhe Progni do të vazhdojnë të jenë në formacion dhe, më shumë gjasa, do t'u bashkëngji­tet edhe Abdurrahim­i.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania