Panorama Sport (Albania)

Biletat krijojnë përplasje te Kamza, klubi kundër bashkisë

Duket se mes drejtuesve ka mosmarrëve­shje për sfidën e radhës

-

Kamza do të presë këtë fundjavë Partizanin në një ndeshje shumë të rëndësishm­e për të ardhmen. Dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë bërë thirrje për mbështetje duke hapur edhe dyert e stadiumit. Kjo edhe për faktin e thjeshtë se ditën e diel është edhe festa e pashkëve katolike. Por, një gjë e tillë duket se nuk është pritur mirë nga presidenti Naim Qarri, që ka vendosur të bëjë hyrjen me bileta në këtë përballje, ndërkohë që bashkia kishte njoftuar hyrjen e lirë. Në Kamzë ka edhe një grupim të madh të tifozëve të skuadrës së kuqe.

DEKLARATA - Faqja zyrtare e Kamzës në rrjetin social "Facebook" ka lajmëruar se hyrja në stadium do të jetë me bileta, ndërkohë që ka kërkuar mbështetje. "Skuadra ka nevojë për përkrahjen tuaj në këtë moment të vështirë. Ne premtojmë maksimumin për këtë sfidë ndaj Partizanit, por duhet patjetër suporti juaj në shkallët e stadiumit, që do të na i lehtësonte punën tonë. Ndërkohë që duam t'ju sqarojmë se hyrja nuk do të jetë pa bileta, ndryshe nga çfarë është përfolur më parë në burime jo zyrtare", shkruhet në njoftimin e klubit kamzali. Edhe pse zyrtarisht nuk mund të flitet për përplasje mes drejtuesve, dy lajme kontradikt­ore të bëjnë të mendosh se ato janë prezente. Bashkëpuni­mi në këtë sezon mes bashkisë dhe presidenti­t Qarri ka qenë mjaft i mirë dhe kjo është reflektuar edhe në rezultatet pozitive që skuadra ka arritur. Kamza është larg zonës së ftohtë të tabelës së klasifikim­it, një objektiv i fillimkamp­ionatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania