Panorama Sport (Albania)

Mancaku në “katedër”: Çyrbja shumë i vetmuar

Teuta/ Ish-sulmuesi emërohet trajner i të rinjve

-

Teuta po shikon dritë në fund të tunelit, duke regjistrua­r rezultate pozitive ndeshje pas ndeshjeje. Në kampin durrsak, optimizmi është i madh dhe të gjithë besojnë se mbijetesa do të realizohet, pavarësish­t se gara është shumë e ashpër me Vllazninë. Ish-sulmuesi Bledar Mancaku, i cili këtë javë është bërë pjesë e akademisë së Teutës, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", flet me vlerësim për punën e bërë nga stafi teknik, ndërsa kritikoi performanc­ën e sulmuesit Amadu Latif. Gjithashtu, ai ndalet edhe te posti i ri që ka marrë si trajner në akademinë e bregdetarë­ve, ndërsa zbuloi pengun më të madh nga karriera si futbollist.

Teuta rrezikon shumë qëndrimin në Superiore, sa shanse kanë bregdetarë­t për të fituar garën me Vllazninë apo edhe me Kamzën?

Në ndeshjet e fundit, Teuta ka marrë rezultate pozitive falë përkushtim­it dhe besimit në vete, diçka që i ka munguar më herët në këtë sezon. Gara për mbijetesë duket e ashpër me disa ekipe që luftojnë fort si Vllaznia apo Kamza, por besoj se Teuta i ka të gjitha kualitetet për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Ju i keni ndjekur ndeshjet e Teutës, çfarë ka ndryshuar me afrimin e trajnerit të ri?

Begeja është një person që e njeh mjaft mirë ekipin. Besoj se kërkesa e llogarisë që ai ka ndaj futbollist­ëve dhe motivimi janë çelësi i rikthimit të skuadrës, pasi në ndeshjet e fundit kanë marrë rezultate pozitive.

Teutës i mungon një sulmues goli, Latifi e ka shumë të vështirë të shënojë. Ku qëndron problemi sipas jush?

Latifi nuk është një qendërsulm­ues i mirëfilltë. Besimi që ai ka në vetvete e ka penalizuar për të shfaqur më të mirën dhe për t'u kthyer në protagonis­t për skuadrën. Duhet të zhbllokohe­t dhe të jetë më kërkues për të ndihmuar skuadrën, pasi ekipi ka nevojë për golat e tij.

Teuta ka vuajtur shumë këtë sezon edhe pse u investua shumë në merkaton e verës. Mund të themi që është një merkato e gabuar?

Realisht, Teuta këtë sezon ka shpenzuar shumë, por në fushë rezultatet mungojnë. Ekipit i mungon një lider dhe lojtarët me peshë që e njohin mirë kampionati­n. Çyrbja

impenjohet shumë, por duhen edhe disa të tjerë si ai për të pasur sukses. Gërshetimi i lojtarëve të rinj me ata me eksperienc­ë nuk ka funksionua­r mirë, pasi nga lojtarët e ardhur në merkato pritej shumë më tepër. Gjithsesi, me Begejën situata tani ka ndryshuar dhe ekipi është futur në rrugën e duhur.

Këtë javë jeni bërë pjesë e familjes së madhe të Teutës, duke marrë rolin e trajnerit në akademi. Çfarë ndjesie është për ju dhe si u bindët?

Realisht, për një ish-futbollist është e pamundur të qëndrojë larg futbollit, pasi i kemi kushtuar jetën. Drejtuesit më propozuan për t'u bërë pjesë e akademisë dhe nuk u mendova dy herë. Dëshira dhe pasioni për të punuar me të rinjtë, si dhe për të nxjerrë lojtarë për t'i dërguar në ekipin e parë është shumë e madhe, ndaj i thashë "po". Kushtet janë shumë të mira. Është një akademi model dhe besoj më e mira në Shqipëri me infrastruk­turën që ofrohet.

Kush është ambicia më e madhe e Mancakut dhe a e mendoni stolin e Teutës?

Të them të drejtën në këto moment jo, pasi dua të punoj me të rinjtë dhe kemi një projekt të gjatë me drejtorin e akademisë. Duam të punojmë fort me të rinjtë në mënyrë që pas disa vitesh ekipi i parë të përfaqësoh­et me futbollist­ët durrsak, por edhe për t'u bërë pjesë e kompeticio­neve europiane.

Po pengu më i madh gjatë karrierës si futbollist?

Të them të drejtën, humbja e titullit në sezonin 2011-2012 është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Atë periudhë për një javë rresht nuk më zinte gjumi, pasi nuk mendoja kurrë se do ta humbisnim. Në ndeshjen me Kamzën nuk isha pjesë e skuadrës dhe ai barazim bëri që ta humbisnim titullin. D.Xhepollari

 ??  ?? fqinje si Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës kanë pasur shërbimet e Bledar Mancakut ndër vite. I vetmi peng i ish-fantazisti­t është fakti se nuk arriti të fitonte titullin kampion, por vetëm Kupa dhe Superkupa.
fqinje si Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës kanë pasur shërbimet e Bledar Mancakut ndër vite. I vetmi peng i ish-fantazisti­t është fakti se nuk arriti të fitonte titullin kampion, por vetëm Kupa dhe Superkupa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania