Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Papa sytë nga Gjyla: Gati si sulmues i dytë!

-

Lushnjarët vijojnë javën e dytë të përgatitje­ve në kuadrin e ndeshjes me Luftëtarin që do të luhet ditën e diel në stadiumin "Gjirokastr­a". Në çdo javë të kampionati­t, verdhejesh­ilët janë shoqëruar nga mungesat e shumta, por për këtë ndeshje skuadra që tashmë drejtohet nga Ilir Gjyla do të ketë një numër rekord mungesash. Mesfushori Orgest Gava është i skualifiku­ar, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Mbrojtësit Erjon Xhafa dhe Kristi Marku, së bashku me mesfushori­n Erlind Korreshi nuk janë ende gati pas dëmtimeve të pësuara vitin e kaluar. Ndërkohë që do të mungojë edhe mbrojtësi Franci Bufasi, i cili u dëmtua në ndeshjen me Teutën. Shtatlarti nuk ka dalë ende në stërvitje, pasi ka thyer klavikulën. Një mungesë tjetër është ajo e sulmuesit Mikel Canka, që është dëmtuar një javë më parë në stërvitje. Canka ka një zgjatje të ligamentit. Edhe sulmuesi 31-vjeçar nuk ka dalë ende në stërvitje.

FANTAZISTI

Mesfushori Enriko Papa flet në prag të ndeshjes me Luftëtarin. "Normalisht që është një ndeshje shumë e fortë dhe do të jemi në transfertë përballë një kundërshta­ri shumë cilësor. Po përgatitem­i që të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje dhe Lushnja të bëjë një paraqitje dinjitoze ditën e diel ndaj Luftëtarit. Me ardhjen e trajnerit Ilir Gjyla, pres të shfaq potenciali­n tim. Të shënoj edhe gola, pasi në pozicionin tim natyral nuk jam aktivizuar në asnjë ndeshje. Me ardhjen e profesor Gjylës pres të aktivizohe­m dhe të tregoj vlerat e mia si sulmues i dytë. Unë deri më tani kam luajtur mesfushor difensiv sepse nuk kemi pasur kontingjen­t dhe lojtar tjetër para mbrojtjes", është shprehur Papa. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania