Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj në dilemë, Lika u kujton lojtarëve pikët e lëna

-

Nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika, bluzinjtë nuk humbin kohë për të përgatitur strategjin­ë triumfuese ndaj Lushnjës. Me organikë të kompletuar, përjashtua­r mungesën e Kristal Abazajt, i cili do t'i bashkohet Luftëtarit në stërvitjen e paradites së sotme, të gjithë të tjerët ishin të pranishëm nën urdhrat e stafit teknik. I kontaktuar nga "Panorama Sport", mesfushori me tipare sulmuese konfirmon pjesëmarrj­en ditën e sotme me grupin, i gatshëm për të dhënë më të mirën në ndeshjen mbyllëse të fazës së tretë, atë me Lushnjën. TRAJNERI

Trajneri i gjirokastr­itëve, Hasan Lika, pas seancës së djeshme stërvitore për "Panorama Sport" u shpreh: "Në dukje është një ndeshje e lehtë ndaj një kundërshta­ri të ' dorëzuar' në letër. Përkundraz­i, lushnjarët me trajnerin e ri, Ilir Gjyla, meritojnë respekt për mënyrën e të luajturit. Pavarësish­t se rezultatet u kanë munguar, me Gjylën ata do të kërkojnë maksimumin ndaj nesh. Luajmë në fushën tonë dhe s'ka arsye për të gabuar. Kemi humbur pikë në transfertë­n e fundit me lushnjarët për meritë të tyre, por të dielën në fushë do të hyjmë për të vetmin objektiv, fitoren", përfundoi Lika. Kushtet e mira të motit ditën e djeshme nuk i kanë penguar bluzinjtë për të marrë gjithçka nga seanca e djeshme stërvitore. Vrapimet në pistën e "Fushës së Vjetër", shoqëruar me lojën me top të ndarë në katër grupe, kanë qenë pjesë e axhendës së stafit bluzi. Për Likën dhe jo vetëm mbetet për t'u parë nëse Shkurtaj do të jetë pjesë e formacioni­t antiLushnj­ë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania