Panorama Sport (Albania)

Listë e zezë dhe nerva, ja çfarë nuk u pa

-

- Vetëm 300 tifozë në stadium për Apolonia-Tirana. Shumë pak të pranishëm, madje mund të themi se kaq kishte edhe ndaj Tomorit, ndeshje e cila u luajt pa tifozë prej dënimit të Disiplinës.

- Mungesa e "Tirona Fanatics" ndihet ende. Duket se grupimi nuk ka në plan të kthehet derisa vazhdon të kërkohet karta e identiteti­t dhe mbi të gjitha ekziston "lista e zezë" e policisë. Dhe nuk janë pak, por 60 emra të përfshirë. - Në të 33-ën pati nerva mes Halilit dhe Brakës, kur ky i fundit i shkaktoi faull dhe diçka i tha ndër dhëmbë. Sulmuesi nuk e priti mirë, megjithatë tensioni mbeti vetëm në tentativë. - Një rivënie anësore e pretenduar nga Apolonia kalon në duart e Tiranës. Ky moment sjell revoltën e Ndriçim Kashamit, i cili me zë të lartë thotë: "Ç'thotë ai?!".

- Musa Muhamed vazhdon në stol, ashtu si Marvin Turtulli. I pari nuk po kalon formë të mirë, i dyti për shkak të një debati të bërë. Sakaq, Kenet Muguna, i ardhur me aq shumë bujë dhe që i kushtoi 40 mijë dollarë Tiranës, dje e pa ndeshjen nga tribuna.

- Një pozicion jashtë loje shoqërohet me ironi nga Kashami për vijërojtës­it, ndërsa thotë: "U bënë shumë minuta pa e dhënë...". - Trajneri i Apolonisë priste shumë më shumë nga të tijtë. Madje, një pasim i gabuar solli shpërthimi­n e tij: "Po jepe o burrë se na çmende!". Sikur të mos mjaftonte kjo, një pjesë të "faturës" ai ia kalon gjykimit dhe në të 52-ën thotë: "Nuk të lini as ju rehat". - Gjyqtari i katërt bën "lëmsh" ndërrimet. Kur po bëhej edhe Grent Halili i Tiranës për të dalë nga loja, ngatërron zëvendësim­et e Apolonisë. Në vend që të nxirrte numrin 8 në tabelën elektronik­e, e kishte bërë 9. Por në protokoll askush nuk e kishte këtë numër. Megjithatë, Endrit Zhuli e kapi shpejt gabimin. - Amarildo Dimo nuk e harron zakonin. Bën pompa pas çdo goli. Kështu veproi edhe dje, kur dërgoi në rrjetë me aq mjeshtëri atë top. - Bylisi ndjek Tiranën. Ballshiotë­t ishin pushim këtë javë, ndaj përfituan për të studiuar rivalin. Më nga afër e ndoqi Besnik Kapllanaj, i cili ishte në stadium.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania